Lajme
SHBA: Zgjedhjet lokale testi evropian i Shqipërisë
Thomas M. Countryman tha se sgjedhjet vendore të 8 Majit janë shumë të rëndësishme për të ardhmen evropiane të Shqipërisë.
Ky është mesazhi që ka u ka përcjell politikanëve të Shqipërisë Zëvendësndihmës Sekretarin amerikan i Shtetit për Evropën dhe për Azinë, Tomas Kantrimen, gjatë një vizite në Tiranë.
“Suksesi i këtyre zgjedhjeve mund të përshpejtojë ose mungesa e suksesit mund ta ngadalësojë procesin e anëtarësimit në BE. Është e kuptueshme që duam të shohim një përshpejtim; kjo është ajo që meriton populli shqiptar”, tha Thomas M. Countryman.
Me tej, Zëvendësndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit zhvilloi një takim me Presidentin e Shqipërise, Bamir Topin, i cili e njohu M. Countryman me ngjarjet më të fundit në Shqipëri dhe situatën politike në prag të zgjedhjeve vendore.
Presidenti Topi shprehu vullnetin dhe angazhimin e tij institucional që, në respekt të Kushtetutës dhe të ligjit, të japë kontributin e tij maksimal në përgatitjen sa më mirë e në kohë të zgjedhjeve lokale dhe në pjesëmarrjen sa më të gjerë të votuesve në to, gjëra që do të ndikonin pozitivisht jo vetëm në imazhin ndërkombëtar dhe të ardhmen integruese të Shqipërisë, por dhe në funksion të interesave të qytetarëve të saj.
Ndërsa, Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha njohu Zëvendësndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit me pregatitjet që po bën Shqipëria në mënyrë që procesi zgjedhor i 8 Majit të arrijë standartet më të larta ndërkombëtare dhe i rikonfirmoi atij angazhimin e plotë dhe të palëkundur të qeverisë shqiptare për arritjen e tyre.
Kryeministri theksoi se, falë kornizës ligjore konsensuale dhe bashkëpunit të institucioneve dhe partnerëve ndërkombëtarë, procesi i pregatitjes së zgjedhjeve po vazhdon me hapa të shpejtë.
E-Diaspora
-
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku,... -
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën
Jeta në Zvicër
-
Vaud: Sindikatat, të pakënaqura me lëshimet e bëra nga qeveria Greva do të vazhdojë, edhe pse qeveria kantonale ka bërë lëshime në mosmarrëveshjen për buxhetin... -
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër












