Jeta në Zvicër

Shefi i Armatës Zvicerane për vizitë në Kosovë dhe në Bosnjë

Në qendër të vizitës së tij në Kosovë është festa e Krishtlindjes me kontingjentin e 31-të të Swisscoy-t në Prizren

Njeriu numër një i Ushtrisë së Zvicrës, André Blattmann më 22 dhe më 23 dhjetor po qëndron në Ballkan, gjegjësisht në Kosovë ku po zhvillon vizitën e tij tradicionale trupave të SWISSOY-t dhe në Bosnjë, te trupat e EUFOR. Komandanti i Trupave, Blattman është i shoqëruar nga kryetarin i Qeverisë së Kantonit Jura, Charles Juillard dhe nga ministri në qeverinë e Kantonit Neuchatel, Alain Ribaux, shkruan schweizmagazin.ch.

Në qendër të vizitës së tij është festa e Krishtlindjes me kontingjentin e 31-të të Swisscoy-t në Prizren. Veç kësaj, Blattmann do të ketë takime edhe me komandantin e KFOR-it Gjeneralmajor Paolo Figliulo në Prishtinë dhe me njësitin e udhëhequr nga Zvicra Joint Regional Detachment North në Mitrovicë.

Sot, më 23 dhjetor Bklattmann viziton trupat zvicerane në Mostar të Bosnjë e Hercegovinës, po ashtu në prag të festës së Krishlindjes. Atje do të takohet edhe me komandantin e ri të trupave paqësore Evropiane EUFOR ALTHEA, Gjeneralmajorin Johan Luif.