Shkurt.ch
Shefi i “Nestle”-s, kundër kontingjenteve për të huajt
"Për ta ruajtur poziten prestigjioze që ka, kompania duhet të ketë mundësinë që t`i punësojë profesionistët më të mirë" ka thenë Peter Brabeck
Në rast se Zvicra do të zbatoje në mënyrë konsekuente politikën e kontingjenteve të kufizuara të të huajve, kompania më e madhe ushqimore në botë, e që selinë e ka në Zvicër, “Nestle” do të ndodhet para një problemi serioz. “60 për qind të investimeve që ne bëjmë për hulumtime, i bëjmë në Zvicër”, ka thënë kryetari i koncernit të industrisë ushqimore, Peter Brabeck për radion zvicerane srf.
Por, ka plotësuar ai, për ta ruajtur poziten prestigjioze që ka Zvicra, kompania duhet të ketë mundësinë që t`i punësojë profesionistët më të mirë. Dhe, nëse këtë nuk do të mund ta bëjmë, ne “detyrohemi që qendrat kërkimore t`i vendosim jashtë Zvicrës”.
Ndonëse ka siguruar se selia e kompanisë do të vazhdojë të mbetet në Zvicër, Brabeck ka bërë të qartë se “Nestle” “nuk është zvicerane”. Në mesin e pronarëve të koncernit sot dy të tretat janë shtetas të huaj ndërsa përgjegjësia e stafit menaxherial u drejtohet në radhë të parë aksionarëve.
Më tutje Brabeck ka thënë se ai “nuk e kupton përse Zvicra, nga njëra anë dëshiron të jetë qendër e kërkimit dhe inovacionit në nivel botëror ndërsa nga ana tjetër këto rezultate dëshiron t`i realizojë vetëm me personelin e vet, lokal. “Kjo nuk funksionon”; ka siguruar ai.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit "Gjatë një kontrolli të plotë të individëve të pranishëm, zyrtarët e policisë kantonale gjetën një shkop... -
Manifestim përkujtimor kombëtar KUSHTRIMI I LIRISË, edhe në Itali -
Shwyz: Komuna kundërshton ngritjen e një xhamie të shqiptarëve -
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit -
Shqipëri
Remitancat drejt Shqipërisë në rritje, pritet vit rekord me mbi 1 miliard euro
Jeta në Zvicër
-
Zjarri në Memorialin e Crans-Montana, policia fillon hetimet Autoritetet kanë hapur një hetim për të përcaktuar shkaqet e zjarrit... -
Gjykata mbështet ndalimin e shkollës për jo-rezidentët -
Universiteti i Cyrihut bën një zbulim të madh për viruset spitalore -
Grabitje banke në Erlinsbach, Solothurn, vidhen disa mijëra franga -
Pse kantoni i Aargaut mund të jetë vendi më i mirë për të jetuar në Zvicër













