Shkurt.ch
Shefi i policisë dënohet për tejkalim të shpejtësisë
Ai është fotografuar nga radari duke ngarë makinën 96 kilometra në orë në zonën, ku lejohej vetëm 60 kilometra në orë
Sërish një shef policie dënohet me marrje të patentshoferit për shkak të vozitjes së shpejtë. Pasi që pak javë më parë shefi i policisë së Kantonit Aargau, Stephan Reinhardt ishte kapur duke shkelur rregullat e komunikacionit, diç të ngjashme ka bërë edhe komandanti (ushtrues detyre) i policisë së Oltenit, Ulrich Pfister.
Tri javë më parë ai është fotografuar nga radari duke ngarë makinën 96 kilometra në orë në zonën, ku lejohej vetëm 60 kilometra në orë.
Dënimi që i është shqiptuar atij është marrja e menjëhershme e lejes së vozitjes, ka njoftuar transmetuesi regjional televiziv TeleM1. Nuk bëhet e njohur koha për sa ai do të detyrohet të lëvizë pa makinë. Pfister njëherë për njëherë mbetet në postin që ka. Ndërsa përgjegjësja për polici në qeverinë e qytetit të Oltenit, Iris Schelbert nuk ka dashur që para mbylljes së procedurës penale të flasë për pasojat e mundshme për postin e shefit të policisë.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët dyshojnë në përgatitjen ushtarake të vendit, kërkojnë rritje buxheti Më shumë se 75% e të anketuarve nuk besojnë se Zvicra është e gatshme për kërcënime... -
Reaktori bërthamor Gösgen rifillon operacionet pas një viti mbyllje -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
Shefi i Ushtrisë Zvicerane paralajmëron: Rreziku për Evropën është rrezik për Zvicrën -
Zvicër
Rritet papunësia tek të diplomuarit me master në Zvicër











