Uncategorized
Shefi i policisë së St. Gallenit kishte 2.05 promilë alkool kur shkaktoi aksidentin
Aksidenti ka ndodhur në gusht por autoritetet e mbajtën të fshehtë vlerën e matur të alkoolit për një kohë të gjatë
Shefi i policisë regjionale tüe St. Gallenit ishte aksidentuar pasi kishte vozitur në gjendje të dehur. Autoritetet e mbajtën të fshehtë nivelin e tij të alkoolit për një kohë të gjatë, transmeton albinfo.ch. Tani është e qartë: ai kishte plot 2.05 promilë!
Shefi i policisë në St. Gallen, Valentin Ageler (63 vjeç) qe përfshirë në një autoaksident në gusht dhe ishte nën efektin e alkoolit. Autoritetet e mbajtën të fshehtë vlerën e matur të alkoolit për një kohë të gjatë. Urdhrarresti ndaj tij, i cili është në dispozicion të “Blick”, tani jep qartësi: Aggeler kishte 2.05 promilë alkool në gjak!
Pas drejtimit të makinës së tij në gjendje të dehur, shefi i policisë mori leje mjekësore për arsye personale. Është e qartë që nga e marta se Aggeler nuk do të kthehet më në shërbimin policor.
Kancelaria Shtetërore e Kantonit të St. Gallen konfirmoi vendimin e Aggeler-it për të dalë në pension të parakohshëm. “Departamenti i Sigurisë dhe Drejtësisë mirëpret vendimin e z. Ageler për të marrë pension të parakohshëm në fund të janarit 2025.” Kështu thuhet në njoftimin zyrtar nga Kancelaria e Shtetit.
E-Diaspora
-
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin Nën dirigjimin e Marion Wood, Orkestra e Kosovo Philharmonic Orchestra së bashku me koret ndërkombëtare sollën... -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029 Këshilli Federal i Zvicrës ka vendosur që reforma e tatimit mbi banesat të hyjë në fuqi... -
Ekonomia e Fribourgut përballet me sfida globale -
Të rinjtë në Bazel po zgjedhin gjithnjë e më shumë abonimet vjetore të transportit publik -
Në këto vende po zvogëlohet diaspora zvicerane -
Parlamenti Evropian synon ratifikimin e marrëveshjes Zvicër-BE brenda vitit












