Lajme
Shefi i Ushtrisë së Zvicrës viziton sot Kosovën
Menjëherë më pas ai do të bëjë një vizitë edhe në Serbi, ku do të marrë pjesë në kremtimin e festës nacionale të Zvicrës
Njeriu numër një i Forcave të Armatosura Zvicerane, korpskomandanti André Blattmann viziton sot trupat zvicerane te stacionuara në Kosovë, gjegjësisht kontingjentet e Swisscoy-t. Menjëherë më pas ai do të bëjë një vizitë edhe në Serbi, ku, më 31 korrik do të marrë pjesë në kremtimin e festës nacionale të Zvicrës, 1 Gushtit.
Në Kosovë, krahas vizitës së trupave zvicerane në vendstacionimet e ndryshme të kontingjentit të 32-të të Swisscoy-t, ai do të takojë edhe zëvendëskomandantin e KFOR-it, gjeneralin austriak të brigadës, Anton Waldner me tëm cilin do të shkëmbejë mendime dhe përvoja, thuhet në një komunikatë të Ministrisë së Mbrojtjes të Zvicrës, transmeton albinfo.ch.
Ndërkaq më 31 korrik Bllattmann do të marrë pjesë në kremtimin e 1 Gushtit, me ç`rast orkestra e vogël ushtarake do të japë një koncert në kuadrin e turneut të saj në Evropën Juglindore. Para kësaj, komandanti Blattmann do të shfrytëzojë nga rasti për të zhvilluar një bashkëbisedim lidhur me situatën politike e të sigurisë në rajon, me shefin e shtatmadhorisë serbe, gjeneralin Ljubis Dikovic.
E-Diaspora
-
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati Z. Rifati njihet në mënyrë të veçantë edhe për lidhjet e tij të ngushta me arbëreshët,... -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë Komisioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Liqenit të Gjenevës (CIPEL) ka paraqitur një vlerësim të përzier për... -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj













