E-Diaspora
Shënojnë vetëm Sadiku e Hyka
Të gjithë futbollistët shqiptarë kanë luajtur këtë fundjavë në Superligën zvicerane, ndërsa vetëm Sadiku ka shënuar për Thunin dhe Hyka për Lucernin
Mesfushori shqiptar, Jahmir Hyka, ka shënuar golin e vetëm në humbjen që skuadra e tij, Luzern, e ka pësuar të dielën në udhëtim nga St. Galleni i Kristian Nushit e Emir Lenjanit, me rezultatin 4:1.
Ndeshja ishte e vlefshme për xhiron e shtatë të Superligës së Zvicrës në futboll, transmeton Koha. Hyka realizoi golin e tij në minutën e 64-t, katër minuta pasi u inkuadrua në lojë. Nushi ndërkohë asistoi në golin e parë për St. Gallenin në minutën e 22-të dhe luajti 55 minuta.
Për St. Gallenin luajti tërë ndeshjen Emir Lenjani dhe u ndëshkua me karton të verdhë. Për Thunin të dielën ka shënuar një gol dhe ka asistuar një tjetër sulmuesi Berat Sadiku, në fitoren 4:1 ndaj Lausannes.
Sadiku realizoi golin e parë të ndeshjes në minutën e 5-të dhe asistoi në të katërtin në minutën e 79-të. Ai luajti tërë ndeshjen. Baseli i Taulant Xhakës e Arlind Ajetit ka fituar të dielën në shtëpi në derbin ndaj
Young Boysit me rezultatin 2:1. Xhaka luajti tërë ndeshjen dhe u ndëshkua me karton të verdhë, ndërsa Ajeti u inkuadrua nga minuta e 82-të. Sioni i Beg Feratit e Vullnet Bashës ka shënuar fitoren e parë sezonale.
Sioni triumfoi në udhëtim ndaj Aaraut me rezultatin 1:0. Ferati luajti tërë ndeshjen dhe u “zverdh”, ndërsa Basha u aktivizua nga minuta e 70-të.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Zvicra dhe Kosova drejt një epoke të re ekonomike Marrëveshja e Tregtisë së Lirë ndërmjet shteteve të EFTA-s dhe Republikës së Kosovës po hyn në... -
KQZ lejon votimin në përfaqësitë diplomatike edhe me dokumente të skaduara -
Vritet një grua e moshuar nga Kosova në Buchs ZH: tre arrestime deri tani -
Krishtlindja dhe Viti i Ri: Saktësia teologjike e gjuhës në traditën katolike dhe etërve të Kishës -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi”
Jeta në Zvicër
-
Nga viti 2026, kursimtarët në Zvicër do të mund të plotësojnë kontributet e humbura në shtyllën e tretë të pensioneve Sigurimi privat i pensionit përmes shtyllës së tretë mbetet një nga format më të përhapura të... -
Zyrtarët e zgjedhur zviceran duan të promovojnë verën vendase -
Më shumë se gjysmë milioni njerëz marrin pjesë në tregun e Krishtlindjeve në Montreux -
Ticino është kantoni më i prekur nga gripi -
Ndërhyrjet e pazakonta të policisë dhe zjarrfikësve në Zvicër gjatë vitit 2025











