Lajme
Shënon rritje numri i të prekurve me kancer
Kanceri më shpeshtë është ai i mushkërive. Moshat më të prekura janë ato mbi 55 vjet, kryesisht duhanpirësit
Në Institutin Onkologjik në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës raportohet për rritje të personave që janë të prekur nga kanceri. Edhe pse shifrat janë shqetësuese, mjekët në Klinikë thonë se numri më i madh i atyre që po preket nga “sëmundja e keqe” është nga kanceri në mushkri dhe kanceri i gjirit.
Ekrem Hyseni është shefi i Klinikës së Onkologjisë në QKUK. Ai tha se furnizimi me barnat e nevojshme në Klinikën e Onkologjisë, është 99 për qind, kjo përqindje sipas shefit të Klinikës së Onkologjisë nuk është e mjaftueshme. Ai tha se popullata nuk duhet të alarmohet.
“Numri i rasteve të reja nëse i bëjmë analizë vitit 2013, 2014 edhe tani pjesës që ka kaluar 8 muajt e vitiit 2015, na del që ka një shtim të lehtë, por nuk është një shtim shumë i madh. Mund të themi se është relativisht i vogël dhe i përgjigjet shtimit të trendeve në botë. Ne do të donim që ky shtim të ishte negativ mos të shtohej fare, bile të eliminohej komplet, por prapë nuk ka ndonjë alarm. Nuk duhet të alarmohet popullata, sepse nuk ka shtim të madh të rasteve që paraqiten”, tregon Hyseni për KPress.
Në këtë klinikë ka mungesa të disa barnave të cilat edhe po dëmtojnë buxhetin e pacientëve. Por këtë vit furnizimi me barna sipas shefit të Klinikës së Onkologjisë ka qenë 99 për qind.
“Mendoj që furnizimi 99 për qind në Onkologji është pak (…) . Do të thotë pothuajse gjatë gjithë kohës furnizimi ka qenë mbi 90 për qind…do të ishim shumë të kënaqur që furnizimi të ishte 100 për qind por kemi nevojë, që këtyre produkteve t’i shtohet pak buxheti”, tha Hyseni.
Në grupin e kacereve që shfaqet më së shpeshti është kanceri i mushkërive, e kjo sipas Hysenit po vjen si pasojë e pirjes së duhanit. Ai thotë se në rast të zvogëlimit të pirjes së cigares, zvogëlohet edhe numri i rasteve. Moshat më të prekura nga kjo sëmundje mbeten mosha mbi 55 vjet, por që ka raste ku preken edhe moshat më të reja.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë Komisioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Liqenit të Gjenevës (CIPEL) ka paraqitur një vlerësim të përzier për... -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj











