Lajme
Sherri mes shqiptarëve në Itali, vritet me armë 23-vjeçari
Autor i kësaj ngjarjeje është një 34-vjeçar shqiptar, i cili ka qëlluar me armë ndaj dy bashkatdhetarëve.
Një 23-vjeçar shqiptar është vrarë me armë zjarri në Turbigo të Milanos. Ngjarja ka ndodhur pas një sherri në një festë që po zhvillohej në një bar, transmeton albinfo.ch.
Referuar asaj që shkruajnë mediat italiane, autor i kësaj ngjarjeje është një 34-vjeçar shqiptar, i cili ka qëlluar me armë ndaj dy bashkatdhetarëve. Për pasojë plumbat i morën jetën 23-vjeçarit dhe lanë të plagosur një 30-vjeçar shqiptar tjetër. Mësohet se vrasësi është vënë në prangat e policisë.
Sipas karabinierëve, ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30 të së premtes pranë një bari. Mësohet se shqiptarët janë zënë për motive të dobëta. Autori ka nxjerrë armën dhe fillimisht ka shtënë në drejtim të 30-vjeçarit, duke e lënë të plagosur në këmbë. Personat e pranishëm në vendin e ngjarjes kanë rrethuar autorin, i cili ka qëlluar edhe disa herë të tjera dhe një plumb ka prekur 23-vjeçarin. Ky i fundit u dërgua në spital, por nuk mundi t’u mbijetojë plagëve.
Dyshohet se para se të merrte armën në dorë, autori 30-vjeçar është rrahur nga disa prej të pranishmëve në festë. Mësohet se arma e përdorur ishte shpallur e humbur që prej vitit 2017 në provincën e Komos. Identitetet e shqiptarëve nuk janë bërë ende publike.
E-Diaspora
-
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Lëndon rëndë një grua me fëmijën e saj: “Zhduket” shoferi i dënuar kosovar Siç zbulon "SRF Rundschau", personi i dënuar ende nuk ka filluar të vuajë dënimin e tij.... -
Këshilli Federal dëshiron shërbim civil të jashtëzakonshëm, më pak tërheqës -
Takimi i Organizatës Botërore të Tregtisë: Zvicra bën thirrje për unitet përballë tensioneve -
Mungesa e strehimit: Njerëzit e pastrehë përfundojnë në azil -
Mënyra e duhur (dhe e gabuar) për t’iu përgjigjur telefonit në Zvicër











