Lajme
Sheshi Times Square “vishet” kuq e zi, shqiptarët në New York festojnë Ditën e Flamurit
Dje, më 28 Nëntor, Festa e Pavarësisë është festuar kudo ku ka shqiptarë. Në shenjë respekti për këtë festë të shënuar edhe kryeqendra më e famshme botërore Time Square në New York është ‘veshur’ kuq e zi, përcjell albinfo.ch.
Flamuri kuqezi dhe urimi për pavarësi vërshoi në ekranet gjigante në sheshin e New Yourk-ut duke ngjallur entuziazëm tek shqiptarët, por edhe kureshtje tek të huajit.
I pranishëm në Times Square ishte edhe ambasadori i Shqipërisë në SHBA, Ervin Bushati, i cili preku nga afër këtë ndjenjë krenarie.
“Nuk ka ndjenjë më të bukur sesa të shikosh të valëvitet flamuri shqiptar në zemër të Amerikës. Sot ka qenë një shesh i flamurit shqiptar. Është fantastike dhe më vjen mirë të përshëndes komunitetin shqiptar, një komunitet që ia ka dalë mbanë dhe është integruar këtu në Amerikë. Gëzuar të gjithëve Ditën e Flamurit”, tha ambasadori Bushati. Ndërkohë ditën e djeshme, në ditën e pavarësisë ambasadori Ervin Bushati u nderuar me titullin “Qytetar nderi i Bronx -it”.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” Pothuajse 15% e studentëve në Universitetin e Gjenevës nuk e kanë vizituar mjekun vitin e kaluar... -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën












