Lajme
Shfaqja në regji zvicerane shfaqet në Kosovë
Nga 1 tetori do të fillojë të shfaqet edhe në Kosovë shfaqja zvicerano-kosovare: “Love.State.Kosovo”
“Love.State.Kosovo” do të shfaqet më 1 dhe 2 tetor në Prishtinë ndërsa e njëjta do të shfaqet edhe në Prizren dhe Gjilan.
Regjisoret dhe aktoret, zvicerania Beatrice Fleischlin dhe gjermania me qëndrim në Bazel, Antje Schup, kanë udhëtuar në Kosovë dhe kanë realizuar një projekt teatror me temën e përjashtimit, diferencimit.
Secila me këndvështrimin qëllimisht naiv europerëdimor, ato kanë vëzhguar zhvillimet komplekse politike dhe sociale në krijesën e re shtetërore. Pastaj, përshtypjet e tyre, përjetimet dhe përvojat i kanë përpunuar artistikisht në performancën që e kanë realizuar së bashku me artistin e perfomancave Astrit Ismaili dhe valltarin Labinot Rexhepi, të dy nga Kosova.
Por, performanca “Love.State.Kosovo” nuk pasqyron vetëm këndvështrimet personale mbi Kosovën të katër artistëve. Ajo tematizon, me një “shkelje syri” vënien dhe kalimin e kufijve në kuadër të bashkëpunimit artistik.
Dy artistet, për të njohur më mirë realitetin kosovar kanë qëndruar disa ditë në Kosovë. Ato thonë se “janë dashuruar” në Kosovën.
Në këtë shfaqje flitet gjermanisht, anglisht, shqip, schweizerdeutsch me titrim në gjuhën gjermane.
E-Diaspora
-
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër ODGSH është një organizatë e pavarur, jopolitike dhe jofitimprurëse, e ndërtuar mbi besimin në fuqinë, potencialin... -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor
Jeta në Zvicër
-
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë Komisioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Liqenit të Gjenevës (CIPEL) ka paraqitur një vlerësim të përzier për... -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj











