E-Diaspora
Shfaqje zvicerane-kosovare: “Love.State.Kosovo”
Të enjten, më 29 gusht jepet premiera e shfaqjes “Love.State.Kosovo” në kuadrin e Festivalit të teatrove “Zürcher Theater Spektakel” në Cyrih
“Ne, në Evropën Perëndimore interesohemi fare pak ose aspak për Kosovën”. Kështu mendojnë regjisoret dhe aktoret, zvicerania Beatrice Fleischlin dhe gjermania me qëndrim në Bazel, Antje Schup, të cilat për të sfiduar këtë gjendje kane udhëtuar në Kosovë dhe kanë realizuar një projekt teatror me temën e përjashtimit, diferencimit.
Secila me këndvështrimin qëllimisht naiv europerëdimor, ato kanë vëzhguar zhvillimet komplekse politike dhe sociale në krijesën e re shtetërore. Pastaj, përshtypjet e tyre, përjetimet dhe përvojat i kanë përpunuar artistikisht në performancën që e kanë realizuar së bashku me artistin e perfomancave Astrit Ismaili dhe valltarin Labinot Rexhepi, të dy nga Kosova.
Por, performanca “Love.State.Kosovo” nuk pasqyron vetëm këndvështrimet personale mbi Kosovën të katër artistëve. Ajo tematizon, me një “shkelje syri” vënien dhe kalimin e kufijve në kuadër të bashkëpunimit artistik.
Dy artistet, për të njohur më mirë realitetin kosovar kanë qëndruar disa ditë në Kosovë. Ato thonë se “janë dashuruar” në Kosovën. Njerëz të huaj atje tregoheshin spontanisht të gatshëm të na shoqëronin me makinë gjatë gjithë ditës nëpër regjion. Në vend të depresionit ne atje gjetëm energji dhe optimizëm. Në vend të grave të vjetra e të mbuluara me shami, ne pamë femra të reja “sexy”. Unë madje atje e ndjeja veten `underdressed` (e veshur më keq) n thotë Beatrice Fleischlin.
Në këtë shfaqje flitet gjermanisht, anglisht, shqip, schweizerdeutsch me titrim në gjuhën gjermane.
Premiera do të jepet më 29 gusht në kuadrin e Festivalit të teatrove “Zurcher Theater Spektakel” në Rote Fabrik, Aktions Halle, Cyrih, duke filluar në orën 21.00
Dy reprizat jepen më 30 dhe 31 gusht në të njëjtën kohë dhe vend. ndërsa nga 18-25 tetor shfaqja jepet edhe në Bazel, respektivisht në “Kaserne”.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100










