Kosova
Shifra shqetësuese të ndjekjes së mësimit shqip në diasporë
“Prej të gjithë fëmijëve, aktualisht deri në 25 mijë fëmijë e ndjekin mësimin shqip në diasporë. Pjesa dërmuese, diku rreth 97 % të tyre nuk kemi arritur t’i përfshijmë në shkolla, kurse apo leksione të gjuhës dhe kulturës shqiptare”, tha Gashi
Mësimin plotësues të gjuhës dhe kulturës shqiptare në diasporë e ndjekin vetëm rreth 25 mijë fëmijë shqiptarë, ndërsa rreth 97 për qind e fëmijëve nuk janë të përfshirë në këtë proces.
Nuhi Gashi, nga Zyra për Diasporën në Ministrinë e Arsimit, tha për Radio Kosovën se është për të ardhur keq që nga 50 % e shqiptarëve që jetojnë në diasporë të jenë vetëm rreth 1,5 % e fëmijëve të moshës së arsimit të detyrueshëm që ndjekin mësimin shqip. Ai tha se modeli më i mirë në përkujdesjen kulturore e arsimore, është shkolla, përcjell albinfo.ch.
“Është për alarm kulturor kombëtar se prej atyre milionave qytetarëve që i kemi jashtë, deri në 50 % të shqiptarëve jetojnë jashtë atdheut. Prej të gjithë fëmijëve, aktualisht deri në 25 mijë fëmijë e ndjekin mësimin shqip në diasporë. Pjesa dërmuese, diku rreth 97 % të tyre nuk kemi arritur t’i përfshijmë në shkolla, kurse apo leksione të gjuhës dhe kulturës shqiptare”, tha Gashi.
Megjithatë, Gashi thotë se janë bërë disa hapa, ku janë nënshkruar disa marrëveshje Kosovë-Shqipëri dhe priten rezultatet pasi të ratifikohen ato në parlamente. Ai bëri të ditur se tani ka përfunduar një dokument me Ministrinë e Arsimit të Shqipërisë, që është kurrikula e mësimit plotësues të gjuhës e kulturës shqiptare në diasporë.
“Ky dokument përbën bazën, themelin e organizimit të këtij mësimi, që do t’u hapë dyert edhe dokumenteve të tjera, si: produktet, tekstet etj. deri te marrjen e rolit për bashkëfinancimin e mësimit shqip në diasporë”, thotë Gashi.
Osman Ademi, mësues i gjuhës shqipe në shkollat publike të Austrisë, tha për Radio Kosovën se në Austri janë rreth 2 mijë nxënës të përfshirë në mësimin plotësues të gjuhës shqipe. Ai tha se vazhdimisht u bëhet thirrje prindërve për të dërguar fëmijët e tyre edhe në mësimin plotësues.
Kosova, që nga viti 2010 shpërndan në diasporë falas tekstet shkollore në gjuhën shqipe. Gjithashtu, prej 13 vjetësh mbahen edhe seminare e konferenca, ku përfshihen mësimdhënësit shqiptarë të diasporës, përfaqësues të institucioneve të Kosovës, Shqipërisë dhe vendeve të tjera.
E-Diaspora
-
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se më 27 dhjetor qytetarët e Kosovës... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi
Jeta në Zvicër
-
Shërbimet hekurudhore në Lucern janë të kufizuara ndjeshëm për shkak të një linje të dëmtuar Shërbimet e trenave në stacionin e Lucernit po përballen me vonesa dhe anulime në transportin rajonal.... -
Problemi i kokainës në Evropë dhe roli i Zvicrës: Sasi rekord dhe rrugë të reja tregtie -
Qirinjtë ‘made in Switzerland’ mjeshtëria sfidon importet -
Produktet vegane dhe vegjetariane në Zvicër po ofrohen më pak, por kërkesa mbetet e lartë -
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë











