Lajme
SHISH: Shqipëria e rrezikuar nga xhihadizmi
SHISH është i vetmi institucion që ka artikuluar drejtpërdrejt rrezikun nga xhihadi, duke i mbështetur edhe shqetësimet e agjencive të huaja. SHISH thotë se është në nivel të detyrës
Shërbimi Informativ Shtetëror (SHISH) për herë të parë ka deklaruar se siguria kombëtare e Shqipërisë është e rrezikuar nga xhihadizmi islam. Me këtë qëndrim të SHISH-it vërtetohen pohimet e agjencive inteligjente ndërkombëtare, se edhe Shqipëria është e rrezikuar nga xhihadizmi.
Në një deklaratë për media që ka lëshuar shërbimi shqiptar thotë se është në nivel të detyrës për të kryer punën në shërbim të kombit.
“Ne po punojmë me vetëmohim dhe jemi në krye të punëve tona për t’i shërbyer vendit në këto kohë të vështira për sigurinë kombëtare dhe asaj globale, e cila rrezikohet nga forcat e errëta të xhihadizmit ndërkombëtar, ku Shqipëria dhe SHISH në veçanti janë të angazhuara në vijën e parë të kësaj lufte”, thuhet në deklaratë.
SHISH-i, siç raporton “BW”, është i vetmi institucion që ka artikuluar kaq hapur dhe kaq fort rrezikun xhihadist, kur asnjë tjetër nuk është shprehur.
Madje, shumë zyrtarë të lartë dhe të institucioneve e kanë minimizuar përfshirjen e shqiptarëve në luftërat e shenjta në Lindjen e Mesme apo edhe rrezikun që vjen prej tyre.
“Përmes këtij komunikimi, e sigurojmë publikun shqiptar se veprimtaria e SHISH-it, në funksion të rritjes së sigurisë kombëtare, në këta dy vjet, është vlerësuar mjaft pozitivisht si nga institucione të shtetit shqiptar, ashtu edhe nga shërbime partnere strategjike”, thuhet në deklaratën e SHISH.
Po ashtu thuhet se ky shërbim është krenar për suksesin e vizitës së Papa Franceskut, për të cilin ka marrë falenderime nga Vatikani.
Ndryshe, autoritetet shqiptare, disa muaj më parë, kanë arrestuar dhjetëra qytetarë që lidhen me pjesëmarrjen dhe indoktriminin e shqiptarëve në luftën e Sirisë. Madje në mesin e të arrestuarve ka pasur edhe imamë të xhamive, ndërsa kontribut në burgosjen e tyre, siç është thënë, ka dhënë SHISH. Disa nga të arrestuarit kanë pasur lidhje me kosovarin, Lavdrim Muhaxhiri.
E-Diaspora
-
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës Lea Ypi, profesore shqiptare me famë ndërkombëtare dhe autore e librave dhe eseve të përkthyera në... -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? -
Manifestim kulturor dhe përkujtimor “Kurora e Lirisë”, në Bernë -
Gjermani
Arrestohet në aeroportin e Shtutgartit një shtetas i Kosovës i dënuar për vrasje -
Itali
Tragjedia në Lucca, dalin detaje të reja për vdekjen e familjes shqiptare
Jeta në Zvicër
-
Pagat rekord të CEO-së të Novartis ndezin debat në Zvicër Pagat e larta të drejtuesve ekzekutivë vazhdojnë të jenë temë e nxehtë në Zvicër. CEO i... -
Sezon i mirë dimëror për teleferikët zviceranë, pavarësisht borës së pakët -
Numbeo publikon renditjen e qyteteve më të shtrenjta në botë: Zvicra dominon listën -
Pse Zvicra po blen më shumë naftë se kurrë nga Shtetet e Bashkuara -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?














