Lajme
Shkalla e papunësisë në Zvicër, 1.9 për qind
Papunësia në Zvicër është më e ulëta në më shumë se 20 vjet
Në fund të tetorit, shkalla e papunësisë në Zvicër vazhdoi të ishte 1.9 për qind, më e ulëta që nga viti 2001, sipas Sekretariatit Shtetëror për Çështjet Ekonomike (SECO).
Edhe muaji shtator po ashtu ishte me këtë përqindje të njëjtë.
Shkalla ka mbetur e qëndrueshme pothuajse në të gjitha kantonet dhe praktikisht në të gjitha grupmoshat.
Për krahasim, shkalla e papunësisë në BE gjatë muajit tetor ishte 6 për qind.
Tregu i punës i Zvicrës, si dhe ekonomia në tërësi, janë rikthyer shumë më mirë se fqinjët e saj pas ngadalësimit të shkaktuar nga pandemia.
Referuar të dhënave, numri i të papunëve të regjistruar në Zyrat Rajonale të Punësimit ka rënë në 89.526, me një rënie prej mbi 1 mijë krahasuar me tetorin 2021. Është gjithashtu numri më i ulët që nga dhjetori 2001, ndërsa për normën ishte 1.7% në tetor të po këtij viti.
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë












