Shkurt.ch
Shkalla e papunësisë së të rinjve, më e lartë se në Gjermani
Shkalla e papunësisë, siç përcaktohet me Kodin Ndërkombëtar të Punës, është dukshëm më e lartë se norma e papunësisë, e cila është treguar nga Sekretariati Shtetëror për Çështje Ekonomike (SECO)
Në Zvicër, të rinjtë janë mirë të integruar në tregun e punës. Numri i personave të papunë të moshës 15 dhe 24 vjeç ka rënë me rreth një të katërtën në krahasim me vitin e kaluar. Sipas Zyrës Statistikore (BFS), shkalla e papunësisë në mesin e të rinjve në tremujorin e katërt të vitit 2016 ka rënë nga 9.8% në 7.5%, raporton nzz.ch, përcjell albinfo.ch.
Shkalla e papunësisë, siç përcaktohet me Kodin Ndërkombëtar të Punës, për këtë arsye është dukshëm më e lartë se norma e papunësisë, e cila është treguar nga Sekretariati Shtetëror për Çështje Ekonomike (SECO). Sipas SECO, në fund të vitit 2016 shkalla e papunësisë në mesin e të rinjve arriti në 3.5%.
Dallimi i madh në mes të dy statistikave mund t’i atribuohet faktit se SECO merr parasysh vetëm personat e regjistruar në Qendrat Rajonale të Punësimit (RAV). Të rinjtë në veçanti, megjithatë, rrallë raportojnë se janë të papunë në RAV, pjesërisht për shkak se ata nuk kanë të drejtë menjëherë për kompensimin e papunësisë.
Në asnjë vend tjetër evropian nuk është shkalla e papunësisë në mesin e të rinjve më e ulët se sa në Zvicër, përcjell albinfo.ch. Vetëm në Gjermani (5.8%) dhe Island (5.6%) ishin më pak të rinj pa punë se sa këtu. Më e lartë është shkalla e papunësisë për të rinj në Spanjë (43%), Greqi (41%) dhe Itali (41%).
Në të gjitha grupmoshat, shkalla e papunësisë në Zvicër vitin e kaluar ra në 4.3% nga 4.7%. Sa për krahasim, në Bashkimin Evropian raporti ka rënë nga 9.1% në 8.2% gjatë të njëjtës periudhë.
Në fund të vitit të kaluar 213.000 njerëz nuk kishin asnjë punë në Zvicër, e cila është 16 000 më pak se në vitin e kaluar. Rënia ishte veçanërisht e dukshme për të papunët afatgjatë. Kështu, numri i personave të cilët janë të papunë për të paktën një vit është ulur me 11% në krahasim me vitin e kaluar.
Në tremujorin e katërt të vitit 2016, 8.3% e të huajve rezidentë në Zvicër ishin të papunë, ndërsa norma zvicerane e papunësisë ishte 2.9%.
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Ministri Pfister: “30 avionë nuk janë të mjaftueshëm në planin afatgjatë” "Do të ishin të mjaftueshëm vetëm për vendosje afatshkurtra, por jo për mbrojtje të qëndrueshme"... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Përleshje në mes të shqiptarëve në Romanshorn, shtatë të plagosur -
Rrjedhje klori në pishinë në Etoy, Vaud – 3 të shtruar në spital me helmim -
Vaud: Sindikatat, të pakënaqura me lëshimet e bëra nga qeveria











