Lajme
Shkencëtarët dyshojnë që varianti afrikan i Covid-19 u reziston vaksinave
Shkencëtarët në Afrikën e Jugut thonë se ka “shqetësim të arsyeshëm” se varianti i ri i COVID-19 që po shpërndahet në këtë shtet mund të jetë më rezistues ndaj vaksinave aktuale që po qarkullojnë dhe kanë paralajmëruar se nevoja për shpërndarje të shpejtë të vaksinave është tejet kritike.
“Është shqetësim teorik. Një shqetësim i arsyeshëm… se varianti i Afrikës mund të jetë më rezistues”, ka thënë profesori Shabir Madhi, që po udhëheq testimet e vaksinës së “Oxford-AstraZenecas” në Afrikën e Jugut.
Ai ka shtuar se një përgjigje finale për këtë çështje duhet të dalë për pak javë, teksa testimi po vazhdon të zgjerohet.
Shqetësimi është rritur nga fakti se virusi tashmë ka disa mutacione dhe një nga to mund t’i shmangë sulmet e antitrupave që në kushte normale luftojnë koronavirusin, ka thënë ai për BBC-në, përcjell Albinfo.ch.
Vaksinat mësojnë trupin të nxisin përgjigje imunitare, duke krijuar antitrupa për të luftuar koronavirusin.
Madhi ka thënë se “ka pak gjasa” që mutacioni në Afrikën e Jugut të bëjë vaksinat e pavlefshme, por “mund t’ua dobësojë ndikimin”.
Megjithatë, prodhuesit e vaksinave dhe shkencëtarë të shumtë kanë thënë se vaksinat e lëshuara deri tash mund të modifikohen lehtë për t’iu përgjigjur varianteve të reja.
Deri tash në botë janë regjistruar më shumë se 85 milionë raste me COVID-19, ndërsa kanë vdekur më shumë se 1.8 milionë persona.
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë











