Shkurt.ch
“Shkollat zvicerane” jashtë vendit, edhe pa asnjë nxënës zviceran
Aktualisht në 17 shkolla zvicerane jashtë vendit, numri i zviceranëve që ndjekin mësimin në to duhet të jetë 20 deri në 30 për qind të totalit
Shkollat zvicerane në vendet jashtë Zvicrës në të ardhmen do të mbajnë epitetin e shkollave të tilla edhe në rast se në to nuk mëson asnjë nxënës zviceran. Por, shkollat në fjalë për të plotësuar kriterin e shkollës zvicerane duhet të ofrojnë arsimim profesional (zanate) sipas modelit të shkollave zvicerane. Ky qëndrim shprehet në ligjin e rishikuar të arsimimit për zviceranët jashtë vendit.
Dhoma Nacionale e Parlamentit të Zvicrës, si dhomë e dytë në këtë rast, e ka miratuar në parim rishikimin e plotë të ligjit në fjalë.
Aktualisht në 17 shkolla zvicerane jashtë vendit, varësisht nga madhësia, numri i nxënësve zviceranë që ndjekin mësimin në to duhet të jetë së paku 20 deri në 30 për qind të totalit. Një rregull e tillë, sipas shumicës në parlament, është pengesë për zgjerimin e shkollave në fjalë.
Ndërkaq, kërkesa e një pakice të deputetëve që si kriter për emërtimin shkolla zvicerane të jetë pjesëmarrja në to e nxënësve zviceranë me së paku 10 për qind.
Pas dhomës nacionale, çështja shkon në trajtim ne Dhomën e Kantoneve. (albinfo.ch&sda)
E-Diaspora
-
Krimi i organizuar në Francë dhe imazhi i shqiptarëve: një perspektivë mediatike Në raportimin e tij lidhur me shkatërrimin e një rrjeti të trafikut të drogës, gazeta Le... -
Bajram Ismaili nga Struga dhe rrugëtimi i tij në muzikën shqiptare të diasporës -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit -
Manifestim përkujtimor kombëtar KUSHTRIMI I LIRISË, edhe në Itali -
Shwyz: Komuna kundërshton ngritjen e një xhamie të shqiptarëve
Jeta në Zvicër
-
Shefi i sigurisë në Crans-Montana: Bari Le Constellation ishte në rregull Kreu i Shërbimit të Sigurisë Publike të komunës së Crans-Montanës u dëgjua të premten si i... -
Votimet Federale më 8 mars: Çfarë duhet të dini -
Zvicër: Pesë ditë burgim me kusht për një pistoletë me ujë -
Ekonomia ruse po ngadalësohet -
Zjarri në Memorialin e Crans-Montana, policia fillon hetimet













