Lajme
Shkon në 3 numri i të vdekurve nga rrëzimi i skeleve të ndërtimit, në Lozanë
Më parë ishte folur për dy të vdekur dhe të paktën katër të plagosur rëndë
Pas shembjes së skelave të ndërtimit në Prilly, perëndim të Lozanës, numri i të vdekurve është rritur në tre. Sipas policisë, tetë persona të tjerë kanë pësuar lëndime.
Bilanci nuk është ende përfundimtar, ka njoftuar të premten policia kantonale e Vaud, transmeton albinfo.ch. Më parë ishte folur për dy të vdekur dhe të paktën katër të plagosur rëndë.
Gjashtë persona të plagosur rëndë dhe dy të lënduar mesatarisht u desh të dërgoheshin në Spitalin Kantonal të Lozanës CHUV dhe një u dërgua me helikopter në Spitalin Universitar HUG në Gjenevë.
Rreth 20 personat e përfshirë por të padëmtuar si dhe familjarët e viktimave të aksidentit po merrnin kujdes psikologjik.
Aksidenti ka ndodhur në kantierin “Malley Phare” në Prilly VD, shkruan srf.ch. Ky projekt ndërtimi synon të shtojë një ndërtesë të lartë prej druri në pjesën perëndimore të qendrës tregtare Malley Lumières. Sipas policisë, ndërtesa është 19 kate ose pothuajse 60 metra e lartë.
Aksidenti ka ndodhur pak para orës 09:30. Pjesë të mëdha të skelave ranë nga lartësia në tokë. Disa dëshmitarë kanë thënë për agjencinë e lajmeve Keystone-SDA se një ashensor materialesh ndërtimore ka rënë dhe ka rrëzuar të gjithë skelat në anën veriore të ndërtesës.
Autoritetet fillimisht nuk kanë dhënë informacione për shkakun apo rrjedhën e saktë të aksidentit. Prokuroria publike përgjegjëse ka hapur një hetim penal.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit Konsullata e Kosovës në Cyrih njofton datën e votimit në diasporë... -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit
Jeta në Zvicër
-
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? Giacometti-Halle, shembull i artit mural monumental në stacionin policor të Cyrihut... -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel










