Lajme
Shkrimtari shqiptar nga Austria, promovon librin “Rrënjët e kujtesës”
“Rrënjët e kujtesës” libri i Ramiz Selimit, shpalos sfidat e jetës së një mërgimtari
Është promovuar libri “Rrënjët e kujtesës”, i autorit Ramiz Selimi, në Bibliotekën Kombëtare, transmeton albinfo.at.
Gjatë promovimit për autorin foli Safet Gërxhaliu, i cili tha se botimet e tilla duhet të jenë një motivim shtesë.
“Dhurata më e mirë e që ka marrë Kosova në këtë kohë është libri i Ramiz Selimit. Një libër i tillë dëshmon më së miri se njeriu në jetë ballafaqohet me shumë sfida”.
Ai tutje foli për autorin dhe rrugëtimin e tij në mërgim dhe sfidat me të cilat është ballafaquar.
“E shfletova me kënaqësi këtë libër dhe i pashë sfidat e një mërgimtari dhe zakonisht në kulturën dhe traditën tonë ai që flet duhet të duartrokitet”.
“…autori në një kohë të vështirë i dha Kosovës një libër kaq të rëndësishëm”.
Ndërkaq kritiku letrar, Prend Buzhala, tha se kjo është vepër tregon një periudhë shumë të rëndësishme në historinë e Kosovës.
“Autori na jep alternativën e vërtetë të familjes dhe të djalit të tij, martesën. Çështja e identitetit nacional mënyra e jetesës dhe qëndresës në atë kohë dhe jeta patriarkale”.
Autori i librit, Ramiz Selimi, ka treguar arsyet pse ka filluar të shkruajë dhe rrjedhën e letërsisë deri në botimin e këtij libri, raporton EO.
“Disa aktivistë dhe kolegë në Vjenë më kërkuan të botojë një libër të publicistikës”.
Tutje shtoi se do të vazhdojë edhe me katër vëllime, ku do të jenë edhe në gjuhën gjermane.
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete -
Bebe Rexha zbulon traditën shqiptare që të gjithë e njohim -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Suedi
Shijet e Kosovës nën dritën e Muajit të Frankofonisë në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia











