Shkup: Tolerancë me mërgimtarët
Policët rekomandohet për kontrolle minimale të automjeteve që janë transit, vetëm po qe se për këtë ekziston një arsye serioze
Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë u ka rekomanduar policëve të komunikacionit në autostradë dhe të trafikut, të cilët kanë kontakt të drejtpërdrejtë me shtetasit e huaj, të jenë maksimalisht tolerantë ndaj atyre, raportojnë mediat e Shkupit.
Policët rekomandohet për kontrolle minimale të automjeteve që janë transit, vetëm po qe se për këtë ekziston një arsye serioze.
MPB parapëlqen që ndalesat të jenë sa më të shkurtra, të ketë tolerancë më të madhe në lidhje me kundërvajtjet më të vogla. Kur do të regjistrohet kundërvajtje e këtillë, nëpunësit policorë si masë duhet ta përdorin paralajmërimin për shtetasin e huaj.
Detyrimisht gjatë ndërmarrjes të të gjitha masave, policët duhet t’i përmbahen kodit etik, ligjeve dhe mirësjelljes në kryerjen e detyrave zyrtare.
Organet e rendit njoftojnë se të gjitha këto rekomandime janë në kuadër të përpjekjeve të Qeverisë për përmirësimin e përshtypjes së vendit ndaj shtetasve të huaj.
Republika e Maqedonisë, përkujtohet në kumtesë të MPB-së, është në udhëkryqin e Korridorit evropian 8 dhe 10, që janë jashtëzakonisht të frekuentuara në periudhën e verës, atëherë kur edhe një numër i madh i turistëve dhe mërgimtarëve i shfrytëzojnë pushimet që të vizitojnë ndonjë destinacion ose që të kthehen në vendlindje.
E-Diaspora
-
Vjenë
Kosti Deti mahnit me performancën e tij në Ambasadën Italiane në Vjenë Një mbrëmje e veçantë muzike me Kosti Detin në Vjenë... -
Shefi i Ushtrisë Zvicerane, së bashku me Ylfete Fanaj, vizituan trupat në Kosovë -
Kryetari shqiptar i Morbachut bëhet viral në Gjermani -
Ambasada e Kosovës në Zvicër takim me mjekë të rinj kosovarë në Bernë -
Bazel
E vetme, me valixhen plot ëndrra, Fjolla ja doli
Jeta në Zvicër
-
Shumica e zviceranëve mbështesin bashkimin në traktatin për ndalimin e armëve bërthamore Rreth 70% e të anketuarve në një sondazh janë në favor të bashkimit të Zvicrës me... -
Taksa zvicerane për qentë: Si e trajton Zvicra qenin tuaj si një person -
Rregullat e reja zvicerane të drejtimit të automjeteve që duhet t’i dini në vitin 2026 -
Katër nga pesë zviceranë mbajnë syze ose lente kontakti -
Bazel
E vetme, me valixhen plot ëndrra, Fjolla ja doli












