Shkurt.ch
Shoferët me alkool në gjak, te psikiatri
Kush kapet në komunikacion me më shumë se 2.5 promilë të alkoolit në gjak, duhet të dërgohet detyrimisht te psikiatri për ekspertizë
Në kantonin Aargau, ngasësit e veturave që zihen me sasi të tepërt të alkoolit në gjak gjithnjë më shpesh përfundojnë në test psikiatrik. Vitin e kaluar janë bërë 434 ekspertiza të cilat kanë detyruar personat në fjalë për të dëshmuar para psikiatrit aftësinë e tyre pe¨r ngasje. Në dhjetë vitet e kaluara mesatarisht kanë qenë nga 290 raste të tilla, shkruan “aargauer Zeitung”.
Ekspertë të ndryshëm të komunikacionit konsiderojnë se kriteret janë së tepërmi të ashpra. Por kantoni arsyetohet se në ketë ëndë vetëm është duke zbatuar kriteret e vendosura me një program të sigurisë të përpiluar nga federata.
Sipas tij, kush kapet në komunikacion me më shumë se 2.5 promilë të alkoolit në gjak, duhet të dërgohet detyrimisht te psikiatri për ekspertizë. Po ashtu edhe ata që zihen tri herë brenda dhjetë vitesh me 0.8 promilë bëhet objekt trajtimi psikiatrik.
Madje nga 1 korriku i këtij viti, sipas pakos së dytë të masave “Via Secura”, ky kriter do të ashpërsohet edhe më tepër. Atëherë do të mjaftojnë 1.6 promilë alkool në gjak që një shofer të dërgohet në psikiatri për të testuar aftësinë e tij për ngasje. Veç detyrimit si të tillë, shoferët në fjalë duhet edhe të paguajnë deri në 1100 franga.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100










