Shkurt.ch
Shopping-turistët shkaktojnë kolona të gjata në kufij
Kthimi nga pushimet, në njërën anë dhe shopin-turizmi i zviceranëve në Gjermani, në anë tjetër, kanë shkaktuar kolona të gjata dhe pritje në pika të ndryshme të kufirit. Ndërsa kolonave edhe ashtu të zakonshme në dy anët e tunelit Gothard, në Ticino dhe në Uri i është shtuar sot edhe bllokimi i tunelit pak para mesditës për shkak të një aksidenti që kanë pasur dy autobusë brenda në tunel.
Por, edhe pas normalizimit, kolona në të d anët e tunelit deri në pasditen e vonë ka qenë rreth 6 kilometra, dhe pritjet kanë zgjatur deri një orë, njofton viasuisse.
Kolona të gjata në Ticino priten edhe për nesër, e diele, në drejtim të veriut.
Ndërkaq në kufirin me Gjermaninë, te Bazeli, në mëngjesin e të shtunës kolona të gjata ka shkaktuar numri i madh i zviceranëve që shkonin për të blerë mallra matanë kufirit, në Gjermani ose ktheheshin prej atje, njoftojnë mediet zvicerane, transmeton albinfo.ch. Kolona më e gjatë, 12 kilometra, është regjistruar rreth mesditës në mes të Augst BL dhe Kleinhüningen BS.
Koha e llogaritur për pritje në këtë kolonë ka qenë rreth një orë.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj












