Lajme
Shoqata Ardhmëria në Londër feston Pavarësinë e Kosovës
Shoqata Ardhmëria në Londër, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Diasporës dhe shoqatën Peja organizoi një aktivitet kulturor me rastin e 15-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, përcjell albinfo.ch.
Aktiviteti u zhvillua në sallën e koncerteve të shkollës shqipe, ku nxënësit e kësaj shkolle nëpërmjet vargjeve, këngëve dhe valleve prezantuan kulturën dhe traditat kombëtare. Aktiviteti vazhdoi me interpretimet e artistëve shqiptarë, ndër të cilët Artisti Bledi Polena përcolli pasurinë e folkut shqiptar, sidomos tek brezat e rinj në diasporë. Gjatë këtij aktiviteti u zhvillua edhe një ekspozitë skenike me kostume dhe veshje tradicionale shqiptare.

Programi i larmishëm që u zhvillua për nder të 15- vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, në sallën e koncerteve të shkollës shqipe Ardhmëria, e kjo ishte një nderim për të gjithë.
Festë e organizuar nga Shoqata Ardhmëria me shkollën e saj shqipe (mësues, nxënës, prindër) në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Diasporës dhe shoqatën Peja.

Pas ekzekutimit të himneve kombëtare, z.Lutfi Vata, kryetari i shoqatës Ardhmeria, përshëndeti komunitetin shqiptar të pranishëm në sallë dhe ftoi për përshëndetje të ftuarit e nderit: Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, z.Qirjako Qirko.

Një fjalë përshëndetëse u dha nga prof. Fatmir Terziu, nga z. Abedin Bajraktari, nga z. Zenel Hoxha, nga znj. Mirela Thanasi, drejtoresha për Diasporën në Agjencinë Kombëtare, nga znj. Karen Buck, deputete në Parlamentin Britanik, nga Kryetarja e Bashkisë së Barnet, znj. Alison Moor, nga z.Alban Beqiri, kryetar i shoqatës Peja. Gjithashtu erdhën miqtë tanë nga Northampton, zoti Petrit Shahini dhe Naim Cupi.
Në vazhdim programi u paraqit nga aktorja e talentuar Ina Nallbani, e cila performoi para nxënësve të shkollës shqipe Ardhmeria, filizave të familjeve shqiptare, gjenerata e bukur e diasporës që i dhuroi publikut nëpërmjet vargjeve, këngëve dhe valleve urime të dlira. Për t’u falënderuar mësueset Aida Haziri, Anila Kadija, Vlora Vojvoda, Zejnepe Zeneli, Albana Vata.
Vajzat e grupit të valleve Ardhmeria shkëlqyen nën rritmin e valles së Pavarësisë, atë të Krushës së Madhe dhe me potpuri vallesh. Vazhdoi programi nga interpretues dhe artistët e ftuar. Nderim figurës së Halil Alidemajt me një poezi nga libri i tij “ Pa kohë” që në skenë u interpretua nga vajza e tij, znj. Yllka Alidemaj. Në skenë u ngjitën violinisti Izet Hivzolo, Eliona Kodra, Selman Lokal, Burim Turjaka! Kënga popullore e DJ Kastrati dhe Arif Madana ishte e fuqishme. Nga Postriba kishim Goflie Papleka me valltarët. Gjithashtu, Blendi Polena nga Shqipëria. Një ekspozim skenik u bë edhe me disa kostume popullore të ardhura posaçërisht nga Tradita.AL nga Tirana në skenën tonë”, shprehet Lutfi Vata.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Mbi 1 milion persona u kapën pa biletë në transportin publik në vitin 2025 Numri i udhëtarëve që përdorin transportin publik pa biletë të vlefshme në Zvicër ka arritur një... -
Jeffrey Epstein kishte interes të blinte vila luksoze në Lucern dhe Zug në Zvicër -
Medikamenti i parë për Alzheimer-in i autorizuar në Zvicër -
Shëndeti mendor në Zvicër u godit më pak nga Covid-i se në vendet e tjera, sipas një studimi -
Sigurimet private refuzojnë rimbursimin e faturave: Qindra pacientë të prekur në Gjenevë dhe Vaud












