Botë
Shpallet plazhi më i lumtur në botë: Ka 300 ditë me diell në vit
Plazhi ndodhet në një qytet piktoresk me 300 ditë me diell në vit, rërë të artë dhe një shëtitore të gjallëruar me bare dhe restorante. Për më tepër, ai është vetëm një orë larg nga një prej qyteteve më mahnitëse të Spanjës, Barcelona. Sipas një analize nga CV Villas, e cila përdori softuerin AWS për njohjen e fytyrës për të analizuar mijëra foto në Instagram nga mbi 100 plazhe, ky plazh renditet ndër “më të lumturit” në botë, bazuar në numrin e buzëqeshjeve të kapura në foto.
Në krye të listës me një rezultat gati perfekt prej 98.42 pikësh ishte Sitges Beach në Spanjë. Sitges ndodhet pak jashtë Barcelonës dhe është i njohur për plazhet e tij të bukura me rërë dhe shëtitoren plot me restorante dhe bare, përcjell albinfo.ch.
Plazhi Sitges, i vendosur në qytetin piktoresk katalanas me të njëjtin emër, tërheq vizitorë nga e gjithë bota.
Ky destinacion piktoresk mund të kombinohet lehtësisht me një vizitë në Barcelonë, e cila është 50 minuta larg me makinë ose 36 minuta me transport publik.
Sitges është gjithashtu i njohur për skenën e tij të pasur kulturore, duke përfshirë muzeun Cau Ferrat, dikur shtëpia dhe studioja e artistit të famshëm Santiago Rusiñol. Ky qytet i gjallë pret festivale të shumta gjatë gjithë vitit, mes tyre një nga karnavalet më spektakolare në Spanjë dhe Festivalin Ndërkombëtar të Filmit, i cili mbahet në tetor.
Një nga monumentet më të famshme është Kisha e Shën Bartolomeut dhe Shën Theklas, e cila dominon peizazhin bregdetar dhe shpesh quhet “xhevahiri i Sitges” dhe njihet si një nga pamjet më të bukura të qytetit. Vendasit e quajnë shpesh “La Punta”.
Sitges është gjithashtu i njohur për skenën e tij të pasur kulturore. Muzeu Cau Fera dikur ishte shtëpia e piktorit, poetit dhe koleksionistit të famshëm Santiago Rusiñol dhe sot përmban një koleksion të pasur veprash arti që lidhen me jetën e tij. Muzeu gjithashtu krenohet me dy piktura origjinale nga El Greco dhe tre vepra nga Picasso.
Qyteti pret festivale të shumta gjatë gjithë vitit, dhe është gjithashtu i njohur për Malvasia e tij, e cila është e lidhur me kantinë e verës Hospital Sant Joan Baptista, një pjesëmarrës kyç në ruajtjen e traditës së prodhimit të kësaj vere. Celler de l’Hospital, i cili operon në kuadër të Fondacionit Spitalor Sitges, organizon turne dhe degustime për vizitorët, duke i edukuar ata për produktin e tyre të famshëm vendas.
Meqë ra fjala, top 10 në listën e plazheve më të lumtura në botë përfshin edhe Praia da Falésia (Portugali); Plazhi Port de Soller (Spanjë), Gjiri Rhossili (Uells), Gjiri Caswell (Uells), Plage des Sablettes (Francë), Praia Dona Ana (Portugali), Praia do Vale de Senteanes (Portugali), Plazhi Elafonisi (Greqi) dhe Plazhi Ai Helis (Greqi).
Të tjera nga Botë
E-Diaspora
-
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën Në Ditën Kombëtare të Diasporës, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Ligjin për Diasporën, i cili synon... -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve
Jeta në Zvicër
-
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres Koha e Krishtlindjeve sjell fluks të lartë udhëtarësh në aeroportet zvicerane. Aeroporti i Cyrihut pritet të... -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar -
Edhe Kantoni i Fribourgut thotë “jo” për telefonat celularë në shkollë











