Shpaloset programi festiv për 100 vjetorin
"Kremtimi i një jubileu të tillë është një rast që nuk i jepet çdo gjenerate. Ne jemi me fat që po shënojmë këtë 100 vjetor"
Njëqindvjetori i shpalljes së pavarësisë së shtetit shqiptar ka mobilizuar edhe përfaqësitë diplomatike në Zvicër, të shteteve ku jetojnë shqiptarët.
Në lokalet e Ambasadës së Kosovës, në Bernë, në një takim me mediet e këtushme në gjuhën shqipe u prezantuan planet që Ambasada e Shqipërisë, e Kosovës dhe ajo e Bernës kanë bërë për shënimin e këtij viti jubilar.
Duke përkujtuar rëndësinë e këtij jubileu, Mehmet Elezi, ka prezantuar atë që e ka quajtur projekt në vija të trasha për kremtimin e 100 vjetorit.
Z. Elezi ka nënvizuar se ky jubile që lidhet me shtetin shqiptar, në fakt njësoj u takon edhe të gjithë shqiptarëve, prandaj edhe manifestimet për të janë menduar të jenë në bashkëveprim në mes të tri ambasadave që përfaqësojnë shtetet ku jetojnë shqiptarët. Plani është përpiluar nga një këshill, në përbërje nga tre ambasadorët: Mehmet Elezi, Naim Malaj dhe Ramadan Nazifi.
“Në shënimin e këtij përvjetori do t`i lidhim të tri kryeqytetet, (Tirana, Prishtina, Shkupi), respektivisht do të kemi përfaqësues nga institucionet e tri vendeve respektive. Po kështu, të përbashkëta do të jenë edhe programet artistike e të tjera që do të organizohen në këtë kontekst”, ka thënë ambasadori Elezi. Ai në vazhdim ka shpalosur segmente të manifestimeve që do të shënojnë jubileun e madh.
Përveç pritjes solemne për korin diplomatik dhe përfaqësuesit e institucioneve, që do të mbajë Ambasada e Shqipërisë, në prag të 28 nëntorit, janë edhe një sërë organizimesh, të vogla e të mëdha që ka numëruar ambasadori Elezi, si pjesë të aktiviteteve jubilare.
Një konferencë shkencore që organizohet nga Universiteti i Gjenevës në bashkëpunim me Ambasadën Shqiptare, “Ditët Shqiptare” (ose Ditët e Shqipërisë), që është menduar si një aktivitet artistik përfaqësues për shqiptarët, muzikë, ekspozita arti etj. do të jenë disa nga këto aktivitete.
“Një promovim jo folklorik por me artistë të mëdhenj shqiptarë që kanë bërë emër në botë”, është një nga pikat që ka veçuar ambasadori Elezi gjatë këtij prezantimi. Ai po ashtu ka përmendur mundësinë e organizimit të ekspozitës me motiv shpëtimin që hebrenjtë kanë gjetur në Shqipëri, ku ishin strehuar duke ikur nga nazizmi.
“Kjo ekspozitë, që në edicione të ndryshme është duke u organizuar edhe në vende tjera të botës, e ngre lart institucionin shqiptar të Besës, si faktor përcaktues për shpëtimin e hebrenjve në Shqipëri”, ka thënë z. Elezi. Po kështu do të ketë edhe një ekspozitë e arteve figurative, që do të prezantojë punime të artistëve shqiptarë në Zvicër.
Një mbrëmje për bashkatdhetarët, me program artistik të shoqërive shqiptare të këtushme po kështu është në planin e prezantuar nga ambasadori Elezi.
Në përmbyllje z. Elezi ka thënë se puna rreth shënimit të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë është ende në fillimet e veta, prandaj ai ka thirrur bashkatdhetarët që të ndihmojnë në këtë drejtim me idetë dhe angazhimin e tyre.
Ambasadori i Kosovës në Bernë, Naim Malaj ka përkujtuar se edhe institucionet e Kosovës dhe të Shqipërisë me disa aktivitete të përbashkëta kanë shënuar në një mënyrë frymën e bashkëveprimit në fillim të vitit jubilar.
Ai po ashtu ka nënvizuar rëndësinë që ka organizimi i mirë i 100 vjetorit në Zvicër, kur dihet numri i madh i shqiptarëve që jetojnë këtu. Në këtë kuptim, ambasadori Malaj ka thënë se edhe përfshirja e zviceranëve, qoftë atyre që për vite janë identifikuar si miq të shqiptarëve, qoftë e përfaqësuesve të institucioneve të këtushme, është pjesë e pandashme e aktiviteteve në kuadër të jubileut të madh.
“Sepse po flasim për një popullatë prej afër 300 mijë shqiptarëve që jetojnë këtu, një popullatë, gjuha e të cilës është e katërta për nga numri i njerëzve që e flasin këtu”, pa përkujtuar ambasadori Malaj.
Ai me këtë rast u është drejtuar artistëve po edhe njerëzve të biznesit në Zvicër, të paraqesin idetë dhe zotimet e tyre për të ndihmuar manifestimet. Malaj ka thënë se aktivitetet do të përqendrohen kryesisht gjatë muajit nëntor.
Ambasadori ka shpalosur edhe aspektin edukativ të manifestimeve, duke thënë se do të shihet mundësia e organizimit të shfaqjeve dhe filmave me tematikë shqiptare, enkas për nxënësit shqiptarë në Zvicër, të cilëve mund tu bashkohen edhe bashkëmoshatarët e tyre zviceranë dhe të tjerë.
Ndërkaq, ambasadori i Maqedonisë në Bernë, Ramadan Nazifi ka theksuar se kremtimi i një jubileu të tillë është një rast që nuk i jepet çdo gjenerate. Ne jemi me fat që po shënojmë 100 vjetorin e shtetit shqiptar. “Duke qenë se nüë Zvicër jeton një numër i madh i shqiptarëve të Maqedonisë, edhe ne e kemi “hisen” tonë në shënimin e përvjetorit, ka thënë ambasadori Nazifi, duke u zotuar për ndihmën që edhe ambasada që udhëheq ai, të japë në organizim.
Të tjera nga
E-Diaspora
-
3eni.com, aty ku Arben “Beni” Myftari bashkon artin, teknologjinë dhe shpirtin Arben Myftari pas dekadash karrierë në agjenci të ndryshme ndërkombëtare ka krijuar studion e tij për... -
Lirohet nga spitali familja kosovare e aksidentuar në Austri -
Një badhkatdhetar që po shkonte në Kosovë u arrestua në Serbi e më pas u lirua -
Mërgimtarët në Kosovë për festa, këto janë pikat më të ngarkuara kufitare -
Bazel - Zvicer
Thesar Abdullahu dhe Morgan Hetemi drejt studimeve doktorale në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Safety Home GmbH me ofertë festive për sigurimin e pronave në Kosovë Safety Home GmbH, platforma zvicerane e specializuar në sigurimin e pronave në Kosovë, ka vendosur që... -
Kanë rrahur politikanin e SVP-së: Arrestohen tre veta – njëri prej tyre, kosovar -
Një vit kontrastesh për bujqësinë zvicerane -
Sëmundjet kardiovaskulare janë shkaku kryesor i vdekjes në Zvicër -
Cilat do të jenë kursimet dhe shpenzimet shtesë të familjeve në vitin 2026?











