Kultura
Shpend Salihu hap studion dhe galerinë e fotografisë në Cyrih
Fotografi Shpend Salihu fton të gjithë miqtë e tij dhe të fotografisë që në mbrëmjen e një tetorit të jenë të pranishëm në solemnitetin e vogël të hapjes së studios dhe galerisë së tij të re të fotografisë.
“Ka qenë një ëndërr imja e kamotshme që të kem një hapësirë që do të shërbejë si studio e punës për mua por edhe si galeri në të cilën do të mund të ekspozojnë miqtë e mi artistë dhe të gjithë të interesuarit tjerë”, thotë Shpendi për albinfo.ch. Me hapjen e kësaj studioje, duket se realizimi i ëndrrës është mjaft afër, pasi që bëhet fjalë për një hapësirë prej rreth 300 metrash katrorë, të rinovuar dhe të pajisur më së miri. Me këtë rast ai dëshiron të ndajë kënaqësinë me dashamirësit e fotografisë, të cilët i fton të jenë pjesë e kësaj mbrëmjeje me një apero.
“Tash për tash në kolektivin tim artistik i kam 13 artistë, fotografë”, thotë Salihu, i cili është edhe bashkëpunëtor i nderuar i albinfo.ch. “Ndërsa në mbrëmjen e përurimit do të ketë të ekspozuara vetëm punime me autorësinë time”:
Shpend Salihu nuk është emër i panjohur në lëmin e fotografisë, në Zvicër. Ai ka bashkëpunuar dhe bashkëpunon me agjenci botërore me renome të fotografisë ndërsa në objektivin e kamerës së tij janë përjetësuar shumë artistë, kryesisht nga arena e modës dhe bukurisë, nga Zvicra dhe jashtë saj. Këtu hyjnë, mes të tjerëve edhe: Angela Martini, modeli i HUGO BOSS, Simon Cocker, koreografi i Michael Jacksonit dhe manekeni Kevin Stea, Miss Zwicra Amanda Ammann, Mister Zvicra Luca Ruch, Gina Lisa Lohfink, Petey Pablo, Peyman Amin, DJ Tomekk… Ndërsa fotografitë e tij janë botuar edhe në revista me renome në Zvicër e në botë.
Përurimi i studios dhe galerisë bëhet më 1 tetor me fillim në orën 19, në Rosenweg 8, 8702 Zollikon (Zürich).
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit01 Tetor 2016
- Ora19:00
- Data e përfundimit26 Shtator 2016 - 13:00
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Produktet vegane dhe vegjetariane në Zvicër po ofrohen më pak, por kërkesa mbetet e lartë Rritja fillestare e disponueshmërisë së produkteve vegane dhe vegjetariane në supermarketet zvicerane po qetësohet. Migros ka... -
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë -
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje -
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut















