CH-Ballkani
Shpërthen afera “Dosja e shefave” në Kosovë
Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Adem Grabovci, ka reaguar menjëherë pas publikimit të disa audioincizimeve nga gazeta online e Prishtinës “Insajderi.com”, të cilat e involvojnë atë në ndikim punësimi apo emërimi, të personave të caktuar në pozita të larta shtetërore Në një prononcim për gazetën “Zëri”, Grabovci ka thënë se nuk u frikësohet këtyre publikimeve, të cilat, sipas tij kanë për qëllim eliminimin e tij politik, dhe se ai është i gatshëm të përballet me drejtësinë në momentin kur kjo gjë i kërkohet.
“Nuk ju frikësohem këtyre gjërave. Unë jam i gatshëm t’i përgjigjem drejtësisë në çdo kohë dhe në mënyrë, dhe nëse vërtetohet se i kam shkel të drejtat e vendit do të jap përgjegjësi”, ka thënë Grabovci për “Zëri”.
Gabovci me këtë rast e ka akuzuar EULEX-in për, siç ka thënë ai “mënyrën e trajtimit të këtij rasti”, duke shtuar se “do të marrë masa ligjore në këtë drejtim”.
Ndryshe, të hënën gazeta online “Insajderi.com” ka publikuar një version të shkurtër të disa audioincizimeve duke paralajmëruar një seri të shkrimeve me titull “Dosja e shefave”, që mbështeten nga biseda të ndryshme telefonike të realizuara nga Grabovci me disa nga drejtuesit kryesorë të PDK-së, duke përfshirë edhe vet Presidentin Thaçi.
“Insjderi.com” pretendon se ditëve në vijim do të sjellë dokumente të cilat dëshmojnë për influencën e Adem Grabovcit në punësimin e njerëz të vetë në Policinë e Kosovës, në zgjedhjen e prokurorëve e gjyqtarëve, në emërimin e njerëzve partiakë në bordet e ndërmarrjeve publike e tij.
E-Diaspora
-
Arrestohen dy shqiptarë me armë me silenciator, po tentonin të hynin ilegalisht në Britani Policia franceze i ndaloi në një kamion që po përgatitej të hipte në traget, ndërsa autoritetet... -
Itali: Arrestohet 36-vjeçari shqiptar, dyshohet se i vuri flakën banesës së ish-partneres -
Gjermani
Wizz Air korrigjon emërtimin e Prishtinës, pas reagimit qytetar dhe ndërhyrjes diplomatike -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë












