Lajme

Shpërthim i fortë dëgjohet në Illnau-Effretikon

Policia kantonale sqaron se incidenti ndodhi pranë fshatit Luckhausen dhe situata është nën kontroll

Një zhurmë e fortë shpërthimi është dëgjuar pasditen e së mërkurës në zonën e Illnau-Effretikon, duke shkaktuar shqetësim te banorët lokalë. Kantonspolizei Zürich njoftoi se ka identifikuar vendndodhjen e incidentit dhe se, sipas vlerësimeve fillestare, nuk ekziston asnjë rrezik për popullatën, përcjell albinfo.ch.

Sipas dëshmive të banorëve të cituar nga Keystone-SDA, zhurma e fuqishme është dëgjuar deri në veri të Zürich.

Një zëdhënës i policisë kantonale bëri të ditur se ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Luckhausen. Ekipet e emergjencës kanë dalë në terren dhe po sqarojnë rrethanat e plota të incidentit.

Autoritetet theksuan se situata është nën kontroll dhe se qytetarët nuk kanë arsye për shqetësim. /Albinfo.ch