Kosova
Shpronësimet në veri përfshijnë edhe pronat e shqiptarëve
Afër 130 hektarë tokë do të shpronësohet në Leposaviq e Zubin Potok pas vendimit përfundimtar të Qeverisë që ato të vihen në shfrytëzim për projekte me interes publik. Prej tyre 96 në Leposaviq e 34 në Zubin Potok.
Në Leposaviq shpronësimet do të bëhen në Bistricë, Bistricë e Shalës, Dren, Leshak dhe Koshotovë.
Ndërkaq në Zubin Potok, përveç në qytet, edhe në fshatrat Bërnjak, Bregu i Madh, Banjë dhe Jasenovik i Epërm.
Në mesin e pronarëve që do t’u preken hiset nga shpronësimi, nuk ka vetëm serbë. Ka edhe pronarë shqiptarë.
Shpronësimi nuk kufizohet vetëm në prona private, por përfshin edhe ato shoqërore e gjithashtu edhe ndërmarrje publike.
Vetëm në Bistricë të Shalës, që ndodhet në Komunën e Leposaviqit, do të shpronësohen 5 prona të katër shqiptarëve me sipërfaqe prej afër 4 hektarësh.
Në Leposaviq preken pronat private të 10 pronarëve serbë të cilat janë kryesisht male e kullosa.
E në Zubin Potok do të shpronësohen pronat private të 56 pronarëve serbë, shumica e të cilave janë male, kullosa, ara e livadhe.
Nga to do të shpronësohen 9 shtëpi, prej të cilave disa edhe me oborre.
Në Qeverinë e Kosovës nuk kthyen përgjigje se cilat do të jenë projektet infrastrukturore veç e veç që synohet të realizohen në këto prona.
Por, në një reagim ndaj vendeve të QUINT-it e BE-së, ku thanë se shpronësimet vlerësohen nga ligjshmëria e jo nga etnia, Qeveria bëri të ditur se investimi përfshin edhe stacione të policisë.
Në mbështetje të vendimit të Qeverisë të premten doli presidentja Vjosa Osmani.
“Është zbatuar edhe ligji ynë, edhe kërkesat tona kushtetuese dhe edhe kërkesat e standardeve të Gjykatës Evropiane për të drejtat e njeriut dhe shpronësimet vazhdojnë në përputhje me ligjin pa asnjë tendencë për diskriminim të askujt”, tha Osmani.
Në mungesë të objekteve të tilla, Policia në Zubin Potok, operon në kontejnerë, në kushte jo të favorshme.
Në këtë hapësirë është paraparë edhe ndërtimi i njërit prej stacioneve.
Në mbledhjen e Qeverisë të 30 majit ku u mor vendimi për shpronësim, u tha se kjo u bë në pajtim me aktgjykimet e plotfuqishme të gjykatave të Kosovës.
Ndonëse vendimi u mor për interesin e përgjithshëm, vendet e QUINT-it, BE-ja dhe OSBE-ja i reaguan Qeverisë, dhe i kërkuan që të përkushtohet në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të komuniteteve jo-shumicë./Koha.net
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar












