Lajme
Shqetësim numri i azilkërkuesve shqiptarë në BE
Sipas statistikave të Eurostat, Shqipëria dhe Kosova vazhdojnë të jenë një ndër vendet me numrin më të madh të azilkërkuesve në Bashkimin Evropian
Kosova dhe Shqipëria vazhdojnë të mbesin dy shtetet që dominojnë në vendet e Bashkimit Evropian sa i përket kërkesave për azil. Në raportin e fundit të publikuar nga Eurostati, thuhet se gjatë 12 muajve të fundit numri i kosovarëve që kanë kërkuar azil në BE ka shkuar në 14 530 kërkesa.
Ndërsa vetëm për gjashtë muajt e parë të këtij viti numri i shqiptarëve që kanë kërkuar azil në vendet anëtare të BE-së është 8305.
Në këtë raport janë përfshirë 30 shtete nga Evropa Juglindore, Afrika dhe Lindja e Mesme. Listën e kryeson Siria me mbi 71 mijë kërkesa, pastaj vjen Eritrea, Afganistani, Pakistani etj, ndërsa zë zyrat e emigracionit të vendeve pritëse në 12 muajt e fundit kanë mbërritur 472 395 kërkesa.
Ndër vendet e rajonit, siç raporton “Express”, Serbia prinë me 26 mijë kërkesa për azil. Kosova ka gati të njëjtin numër azilkërkuesish me Shqipërinë, ndërsa numri i atyre nga Maqedonia është ulur në 12 mijë, krahasuar me një vit më parë.
Të preferuarit e azilkërkuesve mbeten Gjermania me rreth 153 mijë kërkesa të marra në 12 muajt e fundit, Belgjika me gati 20 mijë aplikime, Franca me 64 mijë, Italia me 41 mijë, Holanda me 22 mijë, Suedia me 67 mijë, Mbretëria e Bashkuar me gati 30 mijë etj.
Ndryshe, sipas të dhënave që i posedon Ministrisë së Punëve të Brendshme e Kosovës, nga janari i këtij viti e deri në qershor 2014, numri i azilkërkuesve të rinj nga Kosova në shtetet e Bashkimit Evropian ka arritur në 4455 persona.
“Për fat të keq një trend në rritje është sidomos në muajt korrik, gusht që i ka shprehur shqetësimet edhe ambasadori i Hungarisë që është rritur fluksi i shkuarjes në Hungari e sidomos nga dy qytetet, Ferizaj dhe Fushë Kosovë, më shumë nga komuniteti RAE, por edhe shqiptarë që deklarohen si ashkali, në mënyrë që ta kenë si alibi për të fituar azil”, ka deklaruar ministri i Brendshëm, Bajram Rexhepi.
Krahasuar me vitin e kaluar kur nga Kosova në vendet evropiane ishin paraqitur gjithsej 17 mijë e 755 azilkërkues, ky trend sivjet është më i vogël, por prapë sipas MPB-së, është shqetësues.
E-Diaspora
-
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë Këtë të diel, Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih, në bashkëpunim me OJQ-në ABSM, organizoi... -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Kërkohet rritja e taksave për alkoolin dhe duhanin Qeveria federale e Zvicrës po përballet me një sfidë të madhe financiare: nga njëra anë duhet... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Presidenti i KNKK-së i kërkon Zvicrës të qëndrojë fort pranë ligjit ndërkombëtar -
Ja si do të jetë moti për Pashkë në Zvicër -
Një bandë hajdutësh vodhi makina dhe targa me vlerë 1.7 milion CHF në Zvicrën lindore












