Lajme
Shqetësuese: për 8 muaj, 71 të vdekur në komunikacion
Nga viti 2002, kanë ndodhur gjithsej 225571 aksidente të trafikut rrugor, ndërsa 2118 qytetarë të Kosovës e kanë humbur jetën
Vdekjet në komunikacion janë bërë përditshmëri nëpër rrugët e Kosovës. Vetëm brenda 15 vjetëve të shkuara, më shumë se 2000 kosovarë e kanë humbur jetën në aksidente komunikacioni, ndërsa mijëra të tjerë kanë mbetur invalidë, prej tyre dhe invalidë të përhershëm. Këto vdekja në trafik konsiderohen shqetësuese për institucionet vendore.
Ndërsa bazuar në statistikat e Policisë së Kosovës, që nga viti 2002, në aksidente të trafikut rrugor, kanë humbur jetën 2118 persona, ndërsa kanë ndodhur 225571 aksidente. Ndërsa vetëm nga janari deri në fund të muajit gusht të këtij viti, janë shënuar 71 vdekje në komunikacion.
Në periudhën janar-gusht të vitit 2016, sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, kanë ndodhur gjithsej 12776 aksidente në trafikun rrugor, me fatalitet kanë qenë 65 aksidente, raporton Zëri.
Kurse, nga 1 shtatori deri më 22 shtator kanë humbur jetën 7 persona.
Ndërkaq, gjatë vitit 2015 kanë ndodhur gjithsej 17722 aksidente në trafikun rrugor. Prej tyre me fatalitet kanë qenë 117 aksidente, ndërsa kanë humbur jetën 129 persona.
Në periudhën janar-gusht 2016, Policia e Kosovës konfirmon se janë shqiptuar gjithsej 226855 tiketa. Kurse, gjatë viteve të mëparshme duke përfshirë edhe periudhën kohore janar-gusht 2016 janë shqiptuar 2944092 tiketa. Shumica prej tyre janë për tejkalim të shpejtësisë.
E-Diaspora
-
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë Në Schattdorf të Kantonit Uri, reagimi i menjëhershëm i një qytetari bëri dallimin mes jetës dhe... -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë -
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit
Jeta në Zvicër
-
Takimi përmbyllës vjetor i koordinimit të misionit diplomatiko-konsullor shqiptar në Zvicër Në kuadër të përmbylljes së aktiviteteve për këtë vit, u zhvillua takimi i fundit koordinues ndërmjet... -
Zvicra shënon vitin e katërt më të ngrohtë të regjistruar ndonjëherë -
Sot pritet të jetë dita më e ngarkuar në aeroportin e Cyrihut -
Rreth 300 mijë persona në Zvicër heqin dorë nga ndihma sociale nga frika e humbjes së lejes së qëndrimit -
Zvicra shqyrton lehtësimin e natyralizimit për sipërmarrësit e huaj











