Lajme
Shqipëri: 15 të vdekur dhe 1039 raste të reja me Covid-19
Në 24 orët e fundit me koronavirus në Shqipëri janë konfirmuar 1039 raste të reja nga 3258 testime të kryera dhe 15 persona të tjerë kanë humbur jetën.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 989 qytetarë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të tyre në 64.318 që nga fillimi i epidemisë.
Gjatë ditës së sotme janë kryer 937 vaksinime antiCOVID. Që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 6.728 vaksina antiCOVID, raporton Tch, përcjell Albinfo.ch.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 471 raste në Tiranë, 56 raste në Berat, 54 raste në Krujë, 47 raste në Elbasan, 45 raste në Vlorë, 40 raste në Korçë, 34 raste në Durrës, 22 raste në Fier, 21 raste në Kukës, 19 raste në Mallakastër, 18 raste në Lezhë, 17 raste në Gramsh, 16 raste në Përmet etj.
Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe në dy spitale rajonale po trajtohen 656 pacientë, 48 në terapi intensive nga të cilët 16 pacientë janë të intubuar.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 15 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID-19: 6 qytetarë nga Tirana, 2 nga Fieri, 2 nga Kavaja dhe nga një qytetar nga Elbasani, Mirdita, Lushnja, Delvina dhe Pogradeci, të moshave 18-77 vjeç.
Ndryshe, që nga shpërthimi i epidemisë vitin e kaluar, me koronavirus në Shqipëri janë konfirmuar 101.285 raste pozitive, prej tyre 64.318 janë shëruar, 35.286 janë aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 1.681 pacientë
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?











