Lajme
Shqipëri: 376 milionë euro kanë sjellë mërgimtarët në 6 muaj
Raportohet se 376 milionë euro kanë sjellë emigrantët shqiptarë në vend në gjashtë muajt e parë të këtij viti. Rritja e çmimeve duket se ka ndikuar në shtimin e mbështetjes financiare për familjarët që jetojnë në Shqipëri, përcjell albinfo.ch.
Vetëm për periudhën prill-qershor prurjet e emigrantëve, shënuan rreth 192 milionë euro, me një rritje vjetore prej 12%. Por Banka e Shqipërisë konstaton se gjatë këtij viti ka pasur një tendencë që paratë e emigrantëve të kalohen CASH një mënyrë kjo që eliminon pagesën e interesave për transfertat. Në raportin e bilancit të pagesave theksohet se edhe për këtë tremujor, ka vijuar rënia e përdorimit të kanaleve formale siç janë sistemi bankar dhe operatorë të sistemit të transferimit të parave, si pasojë e lëvizjeve të emigrantëve pasi u hoqën kufizimet për udhëtimet pothuajse nga të gjitha shtetet.
Ky nivel e prurjes së emigrantëve rezulton më i larti që prej më shumë se një dekade. Sipas të dhënave pjesa më e madhe e këtyre dërgesave përdoret nga familjet shqiptare për ushqim, ilaçe e pagesa të energjisë elektrike.
Në Shqipëri, një në katër familje marrin të ardhura nga emigrantët që rezultojnë se janë burimi i vetëm i jetesës për pjesën dërrmuese të tyre. Janë gjithsej 220 mijë familje që jetojnë me këto të ardhura, në pamundësi të një burimi tjetër.
Sipas ekspertëve, shtimi i remitencave është një faktor që tregon se gjendja ekonomike e familjeve shqiptare është përkeqësuar gjatë këtyre muajve.
Sipas bilancit të pagesave, edhe të ardhurat nga turistët kanë shënuar një nivel rekord në pjesën e parë të vitit. Për periudhën janar-qershor turistët kanë sjellë mbi 1 miliard euro. Por edhe shqiptarët kanë udhëtuar më shumë dhe kanë shpenzuar rreth 800 milionë euro jashtë Shqipërisë.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” Pothuajse 15% e studentëve në Universitetin e Gjenevës nuk e kanë vizituar mjekun vitin e kaluar... -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën












