Lajme
Shqipëri: 4.1 milionë turistë në 2011-n
Numri i turistëve në Shqipëri po rritet. Pavarësisht krizës, tendenca e të huajve për të parë Shqipërinë nuk tkurret
Sipas ministrit të Turizmit, Aldo Bumçi, gjatë vitit 2011 kanë hyrë gjithsej 4.1 milionë vizitorë të ndarë në Shqipëri, ku 2 milionë e 734 mijë vizitorë ishin të huaj dhe 1 milion e 267 mijë vizitorë ishin shqiptarë që jetojnë jashtë.
Të dhënat e publikuara në gazetën “Shqip” tregojnë se, numri i vizitorëve me nënshtetësi të huaj është rritur 18.7 për qind në krahasim me një vit më parë ose kanë hyrë më shumë se 430 751 vizitorë.
Nuk janë vetëm plazhet që tërheqin vizitorët e huaj, por edhe historia e vendit, pasi të dhënat tregojnë se parqet arkeologjike janë vizituar nga 373 mijë turistë.
Pavarësisht numrit me rritje, operatorët turistikë shprehen të pakënaqur me të ardhurat e krijuara. Vitin 2011 e konsiderojnë periudhën më të vështirë, me kapacitete të vogla shfrytëzimi dhe situata tejet anormale ekonomike.
Sipas tyre, turistët që vizitojnë vendin tonë nuk paraqesin cilësinë e duhur, për shkak se shpenzimet i kanë të vogla në raport me vendet e tjera. /shqip/
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar













