Kosova
Shqipëri: 7.5 milionë vizitorë të huaj vitin e kaluar
Viti 2022 duket se ka qenë i mbarë për turizmin në Shqipëri sipas të dhënave të institutit kombëtar të statistikave INSTAT.
Të dhënat e publikuara sot tregojnë numri i shtetasve të huaj që hynë në Shqipëri gjatë vitit të kaluar kapi shifrën rekord 7.54 milionë, duke u rritur me 32.6 për qind në krahasim me vitin 2021.
Ajo që vihet re është se pothuajse gjysma e vizitorëve që kanë hyrë në Shqipëri vitin e kaluar janë nga Kosova (mbi 3 milionë). Kjo tregon edhe njëherë rëndësinë që kanë pushuesit nga Kosova për turizmin në Shqipëri.
Në të njëjtën periudhe numri i shqiptarëve që udhëtuan jashtë pësoi rritje të ndjeshme. Të dhënat tregojnë se, numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga Shqipëria në vitin 2022 është 5.9 milionë persona duke u rritur 40.4 për qind, krahasuar me vitin e mëparshëm.
Gjatë vitit 2022, nga vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Spanja ka pasur rritjen më të madhe me 3.6 herë dhe Anglia me 85.9 për qind, ndërsa Zvicra ka pasur rritjen më të ulët me 14.3 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021.
Vizitorët nga Maqedonia e Veriut dhe Italia renditen të dytët dhe të tretët për numrin e hyrjeve pas Kosovës me rritje 19 për qind dhe 74 për qind që në numër është 631 mijë dhe 561 mijë hyrje të shtetasve nga këto vende. /tch
E-Diaspora
-
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën Në Ditën Kombëtare të Diasporës, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Ligjin për Diasporën, i cili synon... -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve
Jeta në Zvicër
-
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres Koha e Krishtlindjeve sjell fluks të lartë udhëtarësh në aeroportet zvicerane. Aeroporti i Cyrihut pritet të... -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar -
Edhe Kantoni i Fribourgut thotë “jo” për telefonat celularë në shkollë










