Lajme
Shqipëri, bllokohet serveri i Thesarit të Shtetit
Për shkak të bllokimit të Thesarit, pjesa dërrmuese e pagesave nga buxheti janë të bllokuara, ndërkohë pagesat e fundit janë ato të datës 3 prill
Për shkak të një defekti në server, që nga dita e diel Thesari i Shteti të Shqipërisë, i cili kryen të gjitha pagesat, nuk është duke funksionuar. Për shkak të bllokimit të tij, pjesa dërrmuese e pagesave nga buxheti janë të bllokuara, ndërkohë që në faqen zyrtare të Thesarit, pagesat e fundit janë ato të datës 3 Prill.
Burime konfidenciale i kanë thënë Top Channel, se aktualisht Thesari kryen vetëm pagesat për borxhin e jashtëm, përmes një procedure të jashtëzakonshme nga llogaria e Bankës së Shqipërisë, ndërsa të gjithë pagesat e tjera aktualisht nuk mund të realizohen.
Sipas tyre, aktualisht serveri është marrë nga ekspertët e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, pas dështimeve për rivënien në funksion të tij. Zyrtarët e Agjencisë Kombëtare të Informacionit kanë refuzuar të komentojë arsyet e bllokimit të serverit.
Bllokimin e Thesarit e kanë konfirmuar edhe përfaqësuesit e Ministrisë së Financave, tç cilët thonë se serveri nuk është në punë për momentin, por e motivoi këtë me shpërnguljen fizike të tij nga një ambient në një tjetër më të sigurt, duke mohuar që të ketë difekt.
Burimet zyrtare thanë se, të dielën në mbrëmje, për shkak të shkëputjes së shpeshtë të energjisë, dy kondicionerët që ndihmojnë në ruajtjen e temperaturës fikse në dhomën e serverit janë djegur. Për këtë shkak, temperatura është rritur me të paktën 10 gradë më tepër, duke bërë që një nga pajisjet, që sigurojnë mbarëvajtjen e serverit, i quajtur “Controller”, të pësojë edhe ai avari dhe të digjet.
Djegia e “Controller”-it ka bërë që serveri të hyjë në situatën e quajtur “safe mode”. Burimet shpjeguan se serveri është i paprekur, është i ndezur, të dhënat që lidhen me pagesat dhe gjithë veprimet financiare të shtetit janë në gjendje të paprekur, por djegia dhe mungesa e pajisjes “controller” ka bërë që ai të mos lidhet me asnjë nga 36 degët e Thesarit, dhe të mos kryejë asnjë veprim.
Sipas burimeve zyrtare, pajisja e djegur nuk gjendet në Shqipëri, prandaj është porositur dhe brenda dy ditëve ajo do të mbërrijë, në mënyrë që të rindezë në gjendje normale dhe të vërë në funksion serverin e Thesarit të shtetit shqiptar.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm "Tamil i ndyrë", "Sri Lanka i ndyrë", "Kthehu në vendin tënd", kishte thënë ai gjatë një... -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje -
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut -
Vit i vështirë në industrinë e orëve, më pak vende pune -
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100











