Shqiperia
Shqipëri: Katër viktima dhe 124 raste të reja me koronavirus
Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri bëri të ditur se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 4 persona, ndërsa janë regjistruar 124 raste të reja me Covid-19.
Nga ana tjetër listës së të shëruarve i janë shtuar edhe 41 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3268. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po marrin trajtim 116 pacientë të konfirmuar pozitivë me Covid19, ku 19 prej tyre janë në terapi intensive dhe katër të intubuar.
Sipas ministrisë, qytetarët që kanë humbur jetën janë një nga Shkodra dhe tre nga Tirana. Autoritetet shëndetësore që nga fillimi i pandemisë dhe deri sot, kanë kryer 45381 testime, prej të cilave 6275 kanë rezultuar pozitivë.
Për shkak të pandemisë deri tani në vend kanë humbur jetën 193 qytetarë, pjesa dërrmuese e tyre me sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.
Qarku më i prekur për numrin e viktimave nga Covid-19 vijon të mbetet Tirana, e ndjekur nga Durrësi, Shkodra dhe Fieri.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqiperia
E-Diaspora
-
Kroaci: Ermina Lekaj Prljaskaj nuk siguroi votat e duhura për deputete Shqiptarët mbeten pa deputet në Kroaci...
-
Në 50 vjetët e fundit të Albanifest, për herë të parë ansambli “Vatra” përfaqëson kulturën dhe traditën shqiptare
-
Shkëlqimi shqiptar dhe eleganca e kohëve të shkuara në ekspozitën e Kristian Zefit
-
Festivali në Wiesbaden të Gjermanisë, në fokus filmat nga Shqipëria dhe Kosova
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur
Jeta në Zvicër
-
Në 50 vjetët e fundit të Albanifest, për herë të parë ansambli “Vatra” përfaqëson kulturën dhe traditën shqiptare Hap i Madh për Kulturën Shqiptare në Zvicër...
-
Bazel: Plan i ri për banim të përballueshëm
-
Bie numri i sulmeve në bankomatë
-
Cyrihu po teston airbag-ët për tramvaj
-
Rritet vjedhja e biçikletave elektrike në Zvicër