Lajme
Shqipëri-Kosovë, përfaqësim i përbashkët konsullor
Në ato vende ku Kosova nuk ka konsullatë, përfaqësimin diplomatik do ta mbulojë Shqipëria dhe anasjelltas.
Kjo është e mundur sipas një marrëveshjeje të nëshkruar në mes dy vendeve e quajtur: ‘Marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për përfaqësimin konsullor’.
Marrëveshja është nënshkruar nga ministri i Punëve të Jashtme Edmond Haxhinasto dhe ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj.
Bashkëpunimi do të shtrihet në ato vende ku njëra prej palëve nuk ka përfaqësi konsullore, përfaqësia e palës tjetër do të marrë përsipër përfaqësimin konsullor.
Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Edmond Haxhinasto ka bërë të ditur detajet e marrëveshjes së nënshkruar, e cila, siç tha ai, është njëra nga 75 marrëveshjet e nënshkruara ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës.
“Marrëveshja e sotme do të jetë në funksion të shërbimeve konsullore për të dy shtetet. Një model që sot funksion në mes shumë shteteve të botës, me qëllim që t’i shkojmë sa më pranë qytetarëve tanë, të Republikës së Kosovës edhe të Shqipërisë, sigurisht në ato vende ku Kosova ka përfaqësitë e saj diplomatike”, tha Haxhinasto.
Lidhur me marrëveshjen e nënshkruar, Ministri Hoxhaj ka thënë se ajo do të ketë rol kyc për bashkëpunimin në fushën konsullore.
“Një marrëveshje të tillë ne do të nënshkruajmë edhe me vendet tjera rajonit, meqë vendi i Republikës së Kosovës është në rajon dhe fqinjësia e mirë është shumë kyçe për ne”, tha Ministri Hoxhaj.
E-Diaspora
-
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore Përfaqësues të Fondacionit “Vildana”, i themeluar nga diaspora kosovare në Zvicër, kanë vizituar Universiteti i Prishtinës,... -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Sigurimi shtesë shëndetësor: vështirësitë e rimbursimit vazhdojnë Në kantonet Vaud dhe Gjenevë, njerëzit me sigurim shtesë gjysmë-privat dhe privat vazhdojnë të kenë vështirësi... -
Kush janë super të pasurit në Zvicër? -
Rrugët më të sigurta në Gjenevë -
Zvicër: Shumica preferojnë pagesa pa para në dorë -
Zvicër: Shkalla e lindjeve shkakton krizë në shkolla










