Lajme
Shqipëri, nafta- miliona dollarë evazion
Vendosja e kasave po nxjerr në shesh evazionin e lartë fiskal në sektorë të caktuar të ekonomisë.
Top Channel ka mundur të sigurojë një raport konfidencial të tatimeve, që ka analizuar ecurinë e xhiros në 107 pika karburantesh për periudhën gusht nëntor të vitit të kaluar, duke e krahasuar atë me të njëjtën periudhë të vitit 2009.
Sipas grafikut që tregon ecurinë e xhiros, bazuar tek deklarimet e tatimit mbi vlerën e shtuar, në periudhën gusht nëntor 2010 kur kompanitë e karburanteve kanë qenë të pajisura me kasa, xhiroja e tyre është dy herë më e lartë se sa e njëjta periudhë e vitit 2009, kur të njëjtat kompani nuk i kishin instaluar pajisjet fiskale që monitorojnë xhiron në kohë reale duke e bërë të pamundur mashtrimin.
Një rritje kjo e pashpjegueshme as nga rritja e çmimeve të karburanteve, por as edhe nga ndonjë faktor tjetër.Të dhënat hedhin dyshime të forta se për vite me radhë evazioni në fushën e karburanteve ka qenë në përmasa gjigante duke krijuar një skemë të pastër grabitjeje në kurriz të qytetarëve.
Dyshime këto që mbështeten edhe nga një tjetër e dhënë e bërë publike nga vetë tregtarët, sipas të cilës konsumi i karburantit për frymë në Shqipëri është tre herë më i ulët se sa i i ekonomive të ngjashme.
Vetëm në katër muaj dhe vetëm në 107 nga 820 pikat aktive të karburanteve, sipas raportit të tatimeve, xhiroja e fshehur është mbi 45 milionë dollarë, nga të cilat rreth 20 milionë dollarë duhet të kishin shkuar në buxhetin e shtetit si taksa për t’u përkthyer në rrugë, spitale, shkolla apo të tjera shërbime publike.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Rritje e aksidenteve në rrugët e Ticinos Në vitin 2025 kishte 3874 aksidente, krahasuar me 3901 në vitin 2024 - Numri i vdekjeve... -
Vazhdojnë kolonat e gjata para tunelit Gotthard -
Hekurudhat kombëtare zvicerane dhe franceze po forcojnë lidhjet midis dy vendeve -
Milionerët vazhdojnë të vijnë në Zvicër -
Zvicër: E djathta ekstreme dëshiron të ndalojë shamitë në shkolla













