Lajme
Shqipëri: Nga kriza në fillim të pandemisë u mbyllën 50 mijë vende pune
Çështjet më të rëndësishme me të cilat po përballet vendi ynë aktualisht, sipas sondazhit të MRB në prag të zgjedhjeve të 25 prillit, janë emigracioni, korrupsioni dhe papunësia.
Në perceptim, kjo e fundit përcillet si shqetësimi kryesor nga qytetarët, pjesa më e madhe e të cilëve humbën përkohësisht ose përgjithmonë vendin e punës për shkak të krizës së bizneseve nga pandemia COVID-19.
Në përgjigje të një prej pyetjeve të sondazhit, janë 61 për qind e shqiptarëve që konsiderojnë papunësinë problem serioz dhe po të njëjtët individë ndajnë mendimin se situata ekonomike e vendit është disi keq ose keq, raporton Euronews, përcjell Albinfo.ch.
Sondazhi i publikuar në emisionin ‘Barometri Politik’ në Euronews Albania, shkon në linjë edhe me publikimet e INSTAT dhe Bankës së Shqipërisë, se në periudhën kulmore të krizës së pandemisë mars-qershor u mbyllën 50 mijë vende pune, sikundër edhe me ato të Bankës Botërore për zgjerimin e rrethit të familjeve që do të zhyten në varfëri.
Ndërkohë, të dhëna të reja për papunësinë pritet të publikohen për herë të parë këtë të premte nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal, i cili ndër të tjera do të analizojë me shifra se çfarë ka ndodhur në rajonin tonë me bizneset, cilët sektorë u prekën më shumë dhe sa të papunë ka.
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë












