Lajme
Shqipëri, remitancat në rënie
Në vitin 2010 dërgesat e emigrantëve u tkurrën në 696 milionë euro, ose 11 për qind më pak se sa një vit më parë
Të dhënat zyrtare të Bankës së Shqipërisë tregojnë se dërgesat e shqiptarëve që punojnë në emigracion shënuan vitin e kaluar rënien më të fortë, duke arritur pikën më të ulët të shtatë viteve të fundit.
Sipas të dhënave, në vitin 2010 dërgesat e emigrantëve u tkurrën në 696 milionë euro, ose 11 për qind më pak se sa një vit më parë, rënie kjo më e madhe edhe se sa ajo e vitit 2009, kur kriza globale arriti kulmin.
Por më shumë se sa ulja e vitit të kaluar, ajo që përbën shqetësimin më të madh është tendenca e dërgesave. Trasnfertat e shqiptarëve që punojnë jashtë arritën kulmin në vitin 2007 kur ato ishin 952 milionë euro, raporton Top Channel.
Por krahasuar me atë vit dërgesat janë 256 milionë euro më të ulëta, shifër kjo e barabartë me rreth 3 për qind të produktit të brendshëm kombëtar.
Dërgesat e emigrantëve që nga vitet e para të tranzicionit kanë qenë burimi kryesor i valutës në Shqipëri, të cilat kanë financuar përgjatë gjithë tranzicionit nevojat e vendit për importe, por edhe rritjen ekonomike.
Tashmë ekonomia duket se po i drejtohet burimeve të tjera për valutë. Të dhënat tregojnë se deri tani rënia e dërgesave është kompensuar nga investimet e huaja direkte, të cilat vitin e kaluar arritën nivelin më të lartë prej 827 milionë euro
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Treni i ri i natës nga Berna drejt qyteteve evropiane nis më 2026 Treni i ri i natës është planifikuar nga Berna drejt qyteteve evropiane në vitin 2026. Duke... -
Zvicra me çmimet më të larta në Evropë -
Sa kushton marrja e shtetësisë zvicerane -
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern












