Shqipëria
Shqipëri: Shtatë raste të reja dhe një viktimë nga koronavirusi
Tirana, Shkodra dhe Kruja vazhdojnë të mbeten vatrat aktive të koronavirusit të ri në Shqipëri, ndërkohë që numri i të prekurve shkon në 773 persona dhe numri i viktimave në 31.
Në 24 orët e fundit, Instituti i Shëndetit Publik testoi 225 persona të dyshuar, nga të cilët u konfirmuan 7 raste të reja me COVID-19. Marjeta Dervishi nga ISHP deklaroi se 3 raste të reja me COVID-19 i përkasin Krujës, 2 raste Tiranës dhe 2 raste Shkodrës. Ndërsa numri total i të prekurve shkoi në 773, numri i viktimave të COVID-19 në Shqipëri u rrit në 31.
Një 71-vjeçar nga Shkodra humbi jetën mbrëmjen e së mërkurës në spitalin “Shefqet Ndroqi” si pasojë e insuficencës respiratore akute.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, i ndjeri ishte prej një muaji në gjendje të rëndë dhe përveç pneumonisë bilaterale të shkaktuar nga COVID-19, vuante edhe nga sëmundje bashkëshoqëruese. Shqipëria numëron 470 persona të shëruar nga koronavirusi i ri dhe 272 pacientë aktivë.
Mes tyre, 36 pacientë janë aktualisht të shtruar në spitalin Infektiv në Tiranë dhe në spitalin e mushkërive “Shefqet Ndroqi” nën kujdesin e personelit mjekësor. Shtatë prej pacientëve janë në terapi intensive dhe njëri prej tyre konsiderohet në gjendje të rëndë.
Tirana, Shkodra dhe Kruja vazhdojnë të mbeten qytetet me numrin më të lartë të personave të infektuar në Shqipëri dhe vatra aktive të COVID-19. Numri total i të prekurve në Tiranë është 320, në Shkodër 110 dhe në Krujë 105 persona. Sipas ISHP-së, Tirana dhe Shkodra kanë gjithashtu numrin më të lartë të pacientëve të shëruar, respektivisht 207 dhe 74 persona.
Ndërsa në Krujë, nga 105 rastet e zbuluara vetëm 11 kanë rezultuar deri më tani negativë ndaj testeve të COVID-19. Marjeta Dervishi deklaroi të enjten se situata epidemiologjike vazhdon të jetë e kontrolluar në Shqipëri, pavarësisht luhatjeve të rasteve të reja ditore.
“Tregues për këtë janë numri i qëndrueshëm i shtrimeve në spitale dhe numri i ulët i pacientëve që kanë pasur nevojë për frymëmarrje të drejtuar”, tha Dervishi për mediat.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani Artistja shqiptare solli para publikut gjerman “Goldberg Variationen”, një nga kryeveprat më të njohura të muzikës... -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Suedi
Getoar Luta diplomon në Universitetin prestigjioz të Uppsallës në Suedi -
Panel diskutimi: Gratë në ndërmarrësi dhe pozita udhëheqëse -
Një i ri kosovar paguan për sigurimin e makinës deri 8000 franga më shumë se moshatari i tij zviceran
Jeta në Zvicër
-
Skandal në spitalet e Neuchâtelit: ngacmime psikologjike dhe seksuale në sallat e operacionit Një raport i klasifikuar, i siguruar nga RTS, zbulon se ngacmimi psikologjik dhe ai seksual janë... -
Panel diskutimi: Gratë në ndërmarrësi dhe pozita udhëheqëse -
Një i ri kosovar paguan për sigurimin e makinës deri 8000 franga më shumë se moshatari i tij zviceran -
Parlamenti zviceran rihap derën për energjinë bërthamore -
Zvicër: Votohet garantimi i orareve të aeroporteve përballë interesave të tjera











