Shqipëri
Shqipëri: Turizmi dhe ndërtimi gjallërojnë ekonominë në tremujorin e tretë
Në Shqipëri ekonomia dha shenja gjallërimi në tremujorin e tretë të këtij viti, duke u rritur, sipas të dhënave të publikuara të premten nga Instituti i Statistikave (Instat) me 4.02 për qind. Pothuajse të gjitha degët e ekonomisë kanë regjistruar një aktivitet pozitiv, por rritja qartazi i detyrohet kryesisht turizmit dhe ndërtimit.
Sipas Instat-it, grupi i aktiviteteve Tregti, Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor, i cili përfshin sektorët e lidhur drejtpërdrejt me turizmin, pati një rritje prej 9,94 për qind. Kontributi në Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB) rezulton në fakt më i larti me 1,94 pikë përqindje, gati gjysmën e të gjithë rritjes tremujore. Nga ana tjetër, ndërtimi u rrit me 10,66 për qind, ndërsa aktiviteti i Pasurive të Paluajtshme me 13,84 për qind. Të dyja së bashku kontribuan me 1,8 pikë përqindje.
Ekonomia shqiptare ka regjistruar një rritje ekonomike me luhatje jo të vogla gjatë këtij viti. Në tremujorin e parë, ajo u rrit me 6.5 për qind për të shënuar më pas një rënie me 2.2 për qind në atë pasardhës, duke reflektuar menjëherë pasojat e shumanshme të luftës në Ukrainë dhe pasiguritë që e shoqëruan. Si 9-mujor, rritja mesatare ekonomike përllogaritet në 4.25 për qind.
Megjithatë parashikimet si të qeverisë shqiptare, ashtu dhe të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) për vitin 2022 u rishikuan më herët. Nga 3.2 për qind që ishte parashikimi fillestar, pritshmëritë e autoriteteve janë për 3.7 për qind, sikundër edhe të FMN-së.
Ndërsa për vitin e ardhshëm, të dyja palët presin një rënie të ekonomisë. Fondi vlerëson që rritja ekonomike “të ngadalësohet në rreth 2 për qind në vitin 2023, duke pasqyruar kushte financiare më të shtrënguara, ngadalësimin në Europë dhe tërheqjen e nevojshme të politikave mbështetëse”. Edhe qeveria ka rishikuar për poshtë prarashikimet e saj në 2.6 për qind nga 3.9 që ka qenë vlerësimi fillestar. Megjithatë, sipas qeverisë, në varësi të zhvillimeve në mjedisin e jashtëm, kjo normë mund të bjerë dhe nën 2 për qind, por duke përjashtuar mundësinë e rënies në recesion./VOA
Të tjera nga Shqipëri
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta












