CH-Ballkani
Shqipëria dhe Kosova, pjesërisht të lira për media
Freedom House vlerëson në raportin më të ri për lirinë e medies së ajo është duke u përballur me kërcënime të reja në demokracitë e mëdha, si dhe në shtetet shtypëse, ku autoritetet po përqendrojnë përpjekjet e tyre në mediat sociale dhe platformat e tjera në internet pas goditjes së pavarësisë së medieve tradicionale.
Sipas raportit, që e transmeton “Zëri i Amerikës”, Shqipëria dhe Kosova radhiten në mesin e vendeve pjesërisht të lira, së bashku me Maqedoninë, Bosnje e Hercegovinën dhe Malin e Zi, ndërsa Serbia dhe Kroacia radhiten në mesin e vendeve të lira.
“Udhëheqësit popullistë sot paraqesin një sfidë të re dhe në rritje për lirinë e shprehjes në shoqëritë e hapura dhe ndërhyrja nga Rusia dhe Kina e ka shtuar kërcënimin”, tha Michael J. Abramowitz, president i Freedom House, përcjell albinfo.ch.
“Sulmi ndaj lirisë së shtypit është një sulm kundër një institucioni thelbësor të demokracisë. Udhëheqësit e zgjedhur që përpiqen të diskreditojnë raportimin faktik dhe kritik po dëmtojnë llogaridhënien demokratike dhe debatin e arsyetuar politik”, citohet të ketë thënë ai.
Në prag të ditës botërore të lirisë së medies, Freedom House, ka analizuar gjendjen duke u mbështetur në raportet e tij për Lirinë në Botë, Vendet në tranzicion dhe Lirinë në internet, sipas së cilës pavarësia e medies është nën trysni në cdo rajon të botës, por po ashtu gazetarët e përkushtuar ende luajnë rol thelbësorë në një mjedis ende më armiqësor.
Në raport theksohet se demokracia u përball me krizën më serioze në dekada në vitit 2017, pasi parimet themelore të saj – përfshirë garancitë për zgjedhje të lira dhe të ndershme, të drejtat e pakicave, liria e shtypit dhe sundimi i ligjit – u sulmuan në mbarë botën.
Shtatëdhjetë e një vende pësuan rënie në të drejtat politike dhe në liritë civile, me vetëm 35 që shënuan përparim. Kjo shënoi vitin e 12-të radhazi të rënies së lirisë globale.
Shtetet e Bashkuara u tërhoqën nga roli tradicional si kampion dhe një shembull i demokracisë në mes të një rënieje të përshpejtuar të të drejtave politike dhe lirive civile.
Sipas organizatës që ka analizuar të dhënat nga 195 vende, në vitin 2017, 88 vende radhiten në mesin e vendeve të lira, 59 janë me liri të pjesshme dhe 49 radhiten në mesin e vendeve jo të lira.
E-Diaspora
-
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga kati i 8-të Një ngjarje e rëndë tronditi mbrëmjen e djeshme qytetin e Bolonjës, ku një djalë 12-vjeçar me... -
Lucernë
Në Lucern, hajdutët vjedhin Porsche-in 200 mijë frangash, Milot Berisha sheh gjithçka live -
Arrestohen dy shqiptarë me armë me silenciator, po tentonin të hynin ilegalisht në Britani -
Itali: Arrestohet 36-vjeçari shqiptar, dyshohet se i vuri flakën banesës së ish-partneres -
Gjermani
Wizz Air korrigjon emërtimin e Prishtinës, pas reagimit qytetar dhe ndërhyrjes diplomatike
Jeta në Zvicër
-
Lucernë
Në Lucern, hajdutët vjedhin Porsche-in 200 mijë frangash, Milot Berisha sheh gjithçka live Teksa i vidhej Porsche-i 200 mijë frangash, Milot Berisha e shikonte gjithçka live... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental











