CH-Ballkani
Shqipëria dhe Maqedonia do të nisin negociatat për anëtarësim në BE
“Në vazhdën e progresit të arritur Komisioni Evropian rekomandon hapjen e negociatave me Shqipërinë”, do të thotë Komisioni në raportin e zgjerimit, që pritet të martën, më 17 prill
Shqipëria dhe Maqedonia mund të nisin negociatat për anëtarësim në BE, por abuzimet me të drejtat e njeriut lënë në pritje Turqinë, do të thotë Komisioni Evropian.
Kështu e nis shkrimin e tij EUObserver, i cili citon dhe pjesë ekskluzive të draftit: “Në vazhdën e progresit të arritur Komisioni Evropian rekomandon hapjen e negociatave me Shqipërinë”, do të thotë Komisioni në raportin e zgjerimit, që pritet të martën, më 17 prill, shkruan “TCH”.
EUObserver thotë se e njëjta formulë përdoret dhe për Maqedoninë, por sipas saj rekomandimi është fillimisht për Shqipërinë. Kjo vjen 15 vjet pasi është firmosur Marrëveshja e parë e Stabilizim Asocimit (MSA) dhe dhjetë vjet pasi shtetet e Ballkanit Perëndimor, që kanë qenë vende me diktaturë komuniste, iu bashkuan NATO-s, përcjell albinfo.ch.
Kjo vjen me një strategji të re të komisionit për të përshpejtuar zgjerimin. Ndërkohë, dy ditë më parë ishin mediat gjermane që bën të ditur se drafti i KE flet për hapje negociatash për Shqipërinë dhe Maqedoninë.
Shtetet “favorite” si Serbia dhe Mali i Zi mund të bëhen pjesë e BE në 2025, thotë EUObserver. Ndërkohë ministrat e Jashtëm të BE do të diskutojnë për Ballkanin Perëndimor në Luksemburg këtë të hënë.
Ato do të rishikojnë “Angazhimin e tyre për të lehtësuar dialogun mes Serbisë dhe Kosovës” për normalizimin e marrëdhënieve të tyre dhe diskutimin e çështjeve të sigurisë në rajon, ka thënë një diplomat i BE-së.
Gjithashtu ata do të diskutojnë dhe se si do ti referohen Kosovës, e cila nuk është njohur ende nga pesë shtete të BE-së, në deklaratën e samitit të Sofjes, shton diplomati.
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra me çmimet më të larta në Evropë Sipas të dhënave të vitit 2024, Zvicra është deri tani vendi më i shtrenjtë me një... -
Sa kushton marrja e shtetësisë zvicerane -
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha











