Lajme
Shqipëria, e dyta në Evropë për nga numri i vrasjeve
Sipas raportit Small Arms Survey” në Shqipëri vdekjet e dhunshme nga armët e zjarrit janë rritur ndërsa ato nga armët e ftohta janë kanë rënë gjatë kësaj kohe
Të dhënat e një raporti të “Small Arms Survey” që përfshin vitet 2010-2015, zbulojnë se Shqipëria renditet në vendin e dytë për nga numri i vrasjeve. Shqipëria është e ndjekur nga Mali i Zi, shkruan albinfo.ch.
Sipas raportit në fjalë, në Shqipëri vdekjet e dhunshme nga armët e zjarrit janë rritur ndërsa ato nga armët e ftohta janë kanë rënë gjatë kësaj kohe.
Në Mal të Zi dhe në ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë ka pasur një numër të lartë të vrasjeve të femrave. Mali i Zi në këtë rast ia kalon Shqipërisë.
Gjithashtu në raport, theksohet se rajonet më të prekura nga dhuna dhe armët e zjarrit janë Amerika e Jugut, Afrika e Jugut, Evropa Jugore etj. Këtu nuk përfshihen vendet në luftë, bën të ditur “Center for Security Studies”.
Në Shqipëri, thekson raporti, normat e vrasjeve me armë zjarri dhe jo me armë të tilla kanë lëvizur kohët e fundit. Këto të dhëna bëhen publike në kuadër të agjendës 2030 për uljen e numrit të armëve.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Rritje e aksidenteve në rrugët e Ticinos Në vitin 2025 kishte 3874 aksidente, krahasuar me 3901 në vitin 2024 - Numri i vdekjeve... -
Vazhdojnë kolonat e gjata para tunelit Gotthard -
Hekurudhat kombëtare zvicerane dhe franceze po forcojnë lidhjet midis dy vendeve -
Milionerët vazhdojnë të vijnë në Zvicër -
Zvicër: E djathta ekstreme dëshiron të ndalojë shamitë në shkolla











