Lajme
Shqipëria hap arkivat e policisë së fshehtë
Shqipëria po përgatitet për rishikimin e historisë: arkivat e policisë së fshehtë do të hapen për publikun.
Parlamenti shqiptar vendosi hapjen e arkivave të policisë së fshehtë komuniste. Kush është survejuar nga “Sigurimi” i frikshëm ose kush ka bashkëpunuar m e “Sigurimin” do të mund të shihet nduke pasur qasje në akte.
Një komitet pesëanëtarësh do të vendosë për secilin rast veç e veç dhe do të lëshojë edhe vendime mbi pastërtinë e nëpunësve shtetërorë apo për ata që do të kenë të drejtë të kandidohen në zgjedhje. Të drejtë qasjeje do të kenë edhe institucionet.
Çdo i pesti spiun
Sipas vlerësimeve të pakonfirmuara, që nga vitit 1944 20% e të gjithë shqiptarëve kanë bashkëpunuar me policinë e fshehtë. Sipas qarqeve të shërbimeve të fshehta policore të vendeve perëndimore për “Sigurimin” do të kenë punuar deri në 10’000 njerëz.
Pas rrëzimit të komunizmit në fillim të viteve të 90-ta policia e fshehtë u shpërbë. Një pjesë e mirë e akteve të tij u shkatërrua.
Gjatë kohës së komunizmit u vranë së paku 7000 opozitarë, më shumë se 100’000 u dërguan në kampe pune.
(Nga gjermanishtja: Nexhmedin Gërguri)
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Rritje e aksidenteve në rrugët e Ticinos Në vitin 2025 kishte 3874 aksidente, krahasuar me 3901 në vitin 2024 - Numri i vdekjeve... -
Vazhdojnë kolonat e gjata para tunelit Gotthard -
Hekurudhat kombëtare zvicerane dhe franceze po forcojnë lidhjet midis dy vendeve -
Milionerët vazhdojnë të vijnë në Zvicër -
Zvicër: E djathta ekstreme dëshiron të ndalojë shamitë në shkolla












