Sport
Shqipëria humbet 3:1 nga Ukraina
Miqësoren e fundit para Evropianit e kanë humbur kuqezinjtë në Bergamo.
Fillimi ishte i mbarë për kuqezinjtë, që rrezikuan që në minutën e shtatë, pas një aksioni të bukur mes Kaçes dhe Abrashit, por që për fat të keq u devijua në këndore. Gjithsesi, problem i zakonshëm i Shqipërisë në miqësoret pas kualifikimit në Evropian u shfaq në minutën e tetë, kur Ukraina në të parën zbritje arriti të kalojë në epërsi me Stepanenkon. Nga ana tjetër Armando Sadiku barazon në minutën e12-të i shërbyer nga Roshi.
Pjesa e dytë nisi sërish me problemin e zakonshëm të pësimit të golit të shpejtë. Yarmolenko shënoi sërish për Ukrainën. Ashtu si në pjesën e parë Shqipëria rrezikoi menjëherë me Ajetin e Sadikun.
Ka qenë minuta e 87-të, kur Konoplyanka përfitoi nga një gabim i Agollit në mbrojtje duke shënuar edhe golin e tretë që vulosi gjithçka. Megjithë përpjekjet e kuqezinjëve rezultati final mbetet 3:1 për Ukrainën.
Përballja me Ukrainën ishte testi i fundit për Shiqpërinë para startimit të Euro 2016-s.
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë












