Lajme
Shqipëria importon 17 milionë kw/h energji në ditë
Për të kënaqur kërkesën vendore, Shqipëria në ditë importon nga 17 milionë kilovat orë energji elektrike, për një shumë prej më shumë se një milion euro.
Siç lajmërojnë mediet shqiptare, për shkak të gjendjes hidrologjike të pavolitshme, prodhimi i energjisë elektrike i Shqipërisë mesatarisht shënon rreth 7 milionë kilovat orë, raportojnë mediat e Tiranës.
Sipas këtyre medieve, në rast se situata e tillë vazhdon për disa muaj, fatura për import të rrymës drejtpërdrejtë do ta ngarkojë buxhetin shtetëror, i cili edhe ashtu është në situatë të vështirë. Nga përvoja e viteve të kaluara, Shqipëria gjatë një viti ka importuar energji elektrike në vlerë prej 50 deri në 200 milionë euro.
Sipas vlerësimeve të Korporatës Elektroenergjetike të Shqipërisë, këtë vit importi mund t’i kushtojë Shqipërisë të paktën 100 milionë euro, një shumë e cila sipas ekspertëve ekonomikë, mund të shkaktojë një barrë serioze për buxhetin shtetëror.
KESH-i mori garanci nga Qeveria që të kërkojë kredi në ndonjërën prej bankave, me qëllim që të sigurojë furnizim normal me energji elektrike.
E-Diaspora
-
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë Projekti që synon zhvillimin e turizmit kulturor në Kosovë, “The Guestkeepers” është prezantuar në Konsullatën e... -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix”
Jeta në Zvicër
-
Rrugët më të sigurta në Gjenevë Siguria rrugore po përmirësohet në Gjenevë, me më pak aksidente dhe viktima të regjistruara vitin e... -
Zvicër: Shumica preferojnë pagesa pa para në dorë -
Zvicër: Shkalla e lindjeve shkakton krizë në shkolla -
Mashtrim i ri në Zvicër: Mesazhe të rreme për pikët e Coop dhe Migros -
Rritet numri i blerjeve të armëve në Zvicër gjatë vitit 2025











